Sport
Ndeshja e sotme do të jetë me stadiumin bosh, klubi i Vllaznisë ka një thirrje për tifozët

Kategoria Superiore do të ofrojë sot dy duele për të përmbyllur javën e 26. Si pasojë e situatës së 2 rasteve të konfirmuara në Shqipëri me Coronavirus, FSHF ka marrë masat që këto duele të zhvillohen pa spektatorë. Praktikisht, Vllaznia – Partizani dhe Skënderbeu – Kukësi.
Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe klubi i Vllaznisë duke konfirmuar gjithçka, teksa iu bën thirrje tifozëve të pajisur me bileta që t’i ruajnë për ndeshjet pasardhëse pasi do të jenë të vlefshme.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania