Connect with Us

Përballje titanësh në Korçë dhe Shkodër, presioni bie mbi Kukësin e Partizanin

Sport

Përballje titanësh në Korçë dhe Shkodër, presioni bie mbi Kukësin e Partizanin

Publikuar

-

Tirana ia dha mesazhin një ditë më parë: Kukësi duhet të fitojë me çdo kusht kundër Skënderbeut në Korçë sot, nëse do titullin kampion. Verilindorët janë nën presion, ndërkohë që kanë edhe mungesat ë rëndësishme si ato të sulmuesit Vasil Shkurtaj, mbrojtësit Olsi Teqja dhe anësorit të majtë, Emiljano Musta.

Trajneri Orges Shehi duhet të gjejë zgjidhjet e duhura, kurse nga ana tjetër Ilir Daja ka një grup të plotë dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë që skuadra e tij po kalon. Kështu, një fitore sot e barazon me Laçin e vendit të tretë në klasifikim. Korçarët do bëjnë gjithçka që t’ia realizojnë këtë objektiv.
Takimi tjetër, që luhet po në orën 18:00, është po aq emocionues dhe i rëndësishëm. Vllaznia pret në Shkodër Partizanin, që në fazën e parë ia ka dalë të marrë pikët e plota. Shkodranët kanë nevojë për pikë, sikurse edhe “demat e kuq”. Humbja është e palejueshme për të dyja ekipet, ndaj edhe pritet një ndeshje shumë e fortë në “Loro Boriçi”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: