Connect with Us

Propozimi interesant/ “Futbollistët të heqin dorë nga 5% e rrogës, t’ua dhurojnë spitaleve”

Seria A

Propozimi interesant/ “Futbollistët të heqin dorë nga 5% e rrogës, t’ua dhurojnë spitaleve”

Publikuar

-

Italia është vendi europian më i rrezikuar nga koronavirusi. Shumë persona janë infektuar dhe të tjerë kanë humbur jetën, teksa kjo çështje ka prekur edhe futbollin. Ndeshje të shtyra, të zhvilluara pa tifozë dhe akoma vazhdon të diskutohet nëse kampionati duhet ndaluar apo jo.

Sandro Mazzola është një legjendë e gjallë e Interit. Në një prononcim për Un giorno da Pecora ish-kapiteni ka një apel për futbollistët, të cilët kanë shumë mundësi për të ndihmuar në përmirësimin e kësaj situate nëpërmjet gjest të tyre.

“Futbollistët do të bënin një gjest shumë të bukur nëse 5% të pagës së tyre do i dhuronin për spitalet dhe për kërkimet shkencore ndaj koronavirusit. Mendoj se kampionati duhet të pezullohet, do ishte shumë e rrezikshme të luhej. Të njëjtën gjë mendon edhe Balotelli? Hera e parë që Mario ka të drejtë… “, deklaron Sandro Mazzola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: