Connect with Us

Skandali në sfidën Tirana-Laçi, shikoni çfarë ndodh

Sport

Skandali në sfidën Tirana-Laçi, shikoni çfarë ndodh

Publikuar

-

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja Tirana-Laçi në stadiumin “Air Albania”, që bardheblutë e kanë shndërruar në “shtëpinë” e tyre, duke lënë mënjanë për momentin “Selman Stërmasin” për shkak të kushteve jo optimale të fushës së këtij stadiumi. Një tjetër aspekt është edhe komoditeti i tifozëve, që në impiantin e ri është shumë më i madh.

Tirana arriti të marrë fitoren e radhës dhe të nisë rrugën drejt titullit, por një precedent aspak i zakontë është regjistruar nga ana e organizatorëve të këtij takimi. Në redaksinë tonë ka mbërritur një foto e dy biletave, që janë identike. Në to është shënuar e njëjta tribunë dhe e njëjta ulëse, me tifozët që kanë qenë në dilemë në lidhje me faktin se kujt i përket ulësja me numrin 19 të sektorit W103.

Me siguri e kanë gjetur një zgjidhje, duke toleruar njëri-tjetrin edhe për faktin se stadiumi nuk ishte i mbushur me tifozë, por një gabim i tillë nuk është aspak normal sepse mund të themi se është shitur dy herë e njëjta biletë. Ky precedent nuk mbahet mend të jetë regjistruar më parë dhe shpresojmë të mos ndodhë më në të ardhmen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: