Sport
A do të mbahet EURO 2020? Vendos UEFA

Prestigjozja spanjolle AS shkruan se UEFA ka marrë shumë telefonata për të shtyrë ose anuluar fare kampionatin Europian për shkak të situatës kritike me koronavirus. Italia është shteti i dytë më i prekur pas Kinës dhe momentalisht janë 631 persona që kanë humbur jetën për shkak të këtij gripi.
Seria A është pezulluar, kampionati francez, spanjoll, portugez dhe gjerman do t’i luajë ndeshjet me dyer të mbyllura. Takimet e shtyra mund të bëjnë që ligat të mos mbyllen në kohë.
UEFA duket se është e vendosur të mos mendojë asnjë alternativë tjetër, por të ndjekin planin. Euro2020 do të vazhdojë sipas planifikimit dhe ceremonia hapëse do të jetë në Romë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania