Sport
Alarmi Coronavirusi/ Lind ideja e re për Euro 2020 dhe kampionatet kryesore

Përveç kampionateve nëpër Evropë, në kaos dhe në alarm të plotë prej Coronavirusit duket edhe Euro 2020. Pavarësisht se duhet edhe 3 muaj nga nisja e kompeticionit, situata nuk duket aspak e mirë.
Kampionati italian, zviceran apo edhe ai austriak janë pezulluar deri më 3 prill dhe zor se mund ta mbyllin sezonin deri në 24 maj, kur është edhe data e fundit e dhënë nga UEFA.
Për këtë arsye, nga raportimet e fundit thuhet se shumë federata evropiane kanë bërë kërkesë në UEFA që Evropiani të shtyhet për vitin tjetër dhe në verën e këtij viti të luhen kampionatet. Këtë kërkesë UEFA tashmë po e mendon seriozisht si një zgjidhje të mundshme, pasi kaosi nga Coronavirus po rritet çdo ditë dhe më shumë.
BREAKING: Several European federations ask UEFA to postpone EURO 2020 until 2021, in order to complete their respective championships.
The idea is being considered by UEFA.
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) March 10, 2020