Sport
Atalanta e Gjimshitit shkruan historinë, shkon në çerekfinalen e Championsit

Atalanta është zyrtarisht ndër tetë ekipet më të forta të Europës. Një arritje historike për italianët, që do të kishte me të drejtë faqet e para të çdo gazete në Itali, po mos të ishin shqetësuar pikërisht Bergamo nga makthi i koronavirusit.
Në Valencia, ekip i drejtuar nga Gasperini mundi për të dytën herë ekipin spanjoll me rezultatin 3-4, në një “Mestalla” pa publik pikërisht nga frika e virusit që po tmerron botën.
Protagonist i padiskutuar edhe një herë slloveni Josep Ilicic, autor i një pokeri fantastik, rezultat i dy penalltive të realizuara në pjesën e parë dhe dy gola vërtetë të bukur në të dytën.
Italianët dominuan por treguan edhe disa defekte në mbrojtje, me Gameiro që barazon dy herë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania