Sport
Demi vazhdon punën përkrah Olsi Ramës, drejtori i Partizanit iu kthen përgjigje tifozëve

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka qenë prezent ditën e sotme në stadiumin e ri që të kuqtë pritet ta kenë gati për sezonin e ardhshëm. Drejtori, së bashku me presidentin Demi kanë inspektuar punimet ndërsa në Instagramin e tij thekson se së shpejti aty do zhvillohen edhe ndeshjet me publikun e tyre të zjarrtë.
Aktualisht, Partizani po kalon një periudhë të vështirë në kampionat teksa rezultatet mungojnë dhe ekipi tashmë rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Ndërkohë, në Instagram nuk kanë munguar edhe komentet nga ana e tifozëve të Partizanit, të cilët nuk e kanë kursyer drejtorin në kritika për rezultatet dhe lojën e këtij sezoni.
Një nga këta i shkruan se duhen bërë afrime në skuadër, ndërsa Olsi i përgjigjet se afrimet nuk mund të bëhen këtë moment por tashmë punohet me qetësi për sezonin e ardhshëm.