Connect with Us

Duka: Gjici mu ankua për një penallti, ja ç’do ndodhë me kampionatin

Sport

Duka: Gjici mu ankua për një penallti, ja ç’do ndodhë me kampionatin

Publikuar

-

Armand Duka ka komentuar situatën e ditëve të fundit dhe është shprehur kundër mbylljes ekstreme të futbollit, ndërkohë që ka treguar rastet e këtij viti për ndeshje të dyshuara si të trukuara. Gjithashtu, presidenti i FSHF-së, i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”, ka deklaruar se Tirana e meriton renditjen që ka.

Pezullimi i futbollit – “Është pak e vështirë që të parashikosh situata të tilla. Ka një vendim të qeverisë. Se çfarë do të bëhet me kampionatin, është një gjë që duhet të nxjerrin nesër (sot) aktet dhe udhëzimet. Duhet të ketë diskutime. Pasojat do të jenë të mëdha. Gjetëm një zgjidhje oportune për sot (dje), që mund të kontestohej, por u luajt pa tifozë. Futbolli, biznesi janë pas shëndetit. Duhet të gjendet zgjidhja e mesme.

Moszhvillimi i ndeshjeve ka pasoja për këto biznese. Janë 20 mijë lojtarë dhe 5 mijë të tjerë që shërbejnë në futbollin shqiptar. Nëse ndalohet, do të ketë dhe pasoja ekonomike. Ka shumë detaje se kur mund të zëvendësohen ndeshjet, marrim dot apo jo pjesë në Europë. Nuk do të isha për masa kaq drastike për ndërprerje. Nuk më duket mendim produktiv shtyrja e kampionatit për një muaj. Një muaj pezullim? A je i përgatitur për të jetuar një muaj pa asgjë? Duhet të shohim zhvillimet ditë pas dite.

Nëse virusi do të na mbyllë kaq shumë brenda, nuk do të marrim kallashin që ta luftojmë, por do të pranojmë një verdikt që do të merret. Shëndeti i pari, nëse nuk do na lejojnë, s’do luajmë. Sa gripëra kemi kaluar ne populli shqiptar, nuk na gjen gjë. Kemi kaluar gripëra edhe më të fortë”.

Trukimet – “Kemi shumë pak. Këtë sezon, kemi 4 raste dhe bëhet fjalë për ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Në çdo rast ne depozitojmë një kallëzim penal. Mendimi im do të ishte që asambleja t’i japë atribute Komisionit të Etikës, që këta të dënojnë me opinion, pasi komisionet nuk janë të specializuar që të bëjnë hetime dhe aq më pak që të gjejnë prova dhe fakte. Këto vijnë kur ndodh ndërthurja e ekipeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Por, me sa duket, rivaliteti i ka pakësuar shumë rastet”.

Kampionati – “Çdo skuadër e meriton renditjen që ka. Tirana e meriton të jetë në krye, ashtu siç Luftëtari e meriton të jetë aty ku është. Nëntë pikë diferencë janë shumë, por edhe nuk janë. Sepse me një humbje në ndeshje direkte, ngushtohet shumë diferenca. Jua them që të gjithë presidentët, në biseda private, ankohen të gjithë që janë të persekutuar nga arbitrat.

Presidenti Gjici më tha sot (dje) se nuk i është dhënë penallti neto. Presidenti i Gjirokastrës më ka thënë gjithashtu që ekipi i tij është i penalizuar. Në total, unë mendoj se në fund të gjithë marrin atë që japin në fushën e lojës. Pa diskutim që arbitrat edhe gabojnë, njësoj siç gabojnë edhe trajnerët, edhe lojtarët. Kemi shtuar investimet dhe tani klubet nuk paguajnë asgjë për arbitrat”.

Ligji i sportit – “E konsideroj si fitore vëmendjen e qeverisë dhe kryeministrit ndaj sportit. Dikush po merret me ne, disa gjëra janë në procesin e miratimit në planet, nga paketa jonë propozuese, që tenton të krijojë një ekonomi brenda sportit. Ligji i sponsorizimeve është thelbësor. Ka shumë debate brenda qeverisë.

Për privatizimet, ndihmën në investime, TVSH-në në sport, tatimin mbi të ardhurat e futbollistëve, po rregullohen, por bëhen ashtu siç i kemi kërkuar. Në ligjin e sponsorizimit, kryeministri ka qenë me ne, Ministria e Financave ka qenë kundër dhe Komisioni i Ekonomisë, me në krye të Arben Ahmetajn”, ka deklaruar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: