Connect with Us

Duka kërkon të dënojë disa klube të tjera për trukime si UEFA-Skënderbeun: Kemi 4 raste

Sport

Duka kërkon të dënojë disa klube të tjera për trukime si UEFA-Skënderbeun: Kemi 4 raste

Publikuar

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i ftuar në studion e “Pressing” ku ka dhënë mendimet e tij rreth ngjarjes më të fundit të ndalimit të ndeshjeve.

“E vështirë të parashikosh në të ardhmen në situatën që ka prekur një pjesë të mirë të botës e Europës. Jeni të informuar që qeveria ka marrë vendim që të ndërpriten aktivitet publike, në detaje se cc’do të bëhet me aktivitete është një gjë që besoj se do të ketë nesër akte dhe udhëzime. Por duhet të jetë pjesë e udhëzimit se pasojat janë shumë të mëdha dhe duhet diskutuar, nëse do të luhet apo jo, me apo pa spektatorë. Sot gjetëm zgjidhjen që të luhej pa spektatorë, shëndeti është i pari, futbolli, biznesi e të gjithë të tjerat vijnë më pas. Duhet të gjejmë të mesmen pa pasoja, moszhvillimi i ndeshjeve ka pasoja ekonomike, janë njerëz që jetojnë si futbollistë që luajnë, 5 mijë që iu shërbejnë. Nëse stopohet ka pasoja ekonomike, ka të drejta televizive. Ka shumë gjëra që duhet të shohësh. Përveç faktit që nga pikëpamja sportive kur do t’i zëvendësosh, a mund t jesh pjesë e Europës nëse nuk ke mbaruar garën? Duhet gjetur balanca më e mirë e mundshme. Mendoj se ka një lloj paniku se Shqipëria ka dy raste. Edhe të ishin 4 nuk ka pse të jetë panik kaq i madh, nuk do të isha për masa kaq drastike për ndërprerjen e aktiviteteve. Se masat japin pasoja.

A je vërtetë i përgatitur të qëndrosh një muaj pa prodhuar asgjë. Duhet të shohim zhvillimet ditë pas dite nëse virusi do na mbyllë kaq shumë brenda. Nuk do marrim Kallashin të bëjmë luftë me të. Nuk ka nevojë për panik, sa gripëra kemi kaluar ne… sidomos ne populli shqiptar”, tha Duka.

Polemikat e Braçes – “Fatmirësisht futbolli është kaq i bukur dhe e ndjekin kaq shumë. Komente e deklarata e çdo tifozi nuk kam ndër mend të komentoj. Nëse deklaratat i ka nga posti që ka, duhet t’i deklarojë. Ai është tifoz, nuk kam qëllim që të largoj qoftë edhe një tifoz, sado i gjatë apo i shkrutër të jetë ai”.

Deklaratat për favorizime – “Këtë histori e kemi dëgjuar në çdo kampionat, e në çdo ndeshje. E dëgjuam ëpr Skënderbeun. Partizani a nuk e meritonte dje, Tirana e meriton të jetë aty ku është sot, edhe Gjirokastra e meriton. Mund të ketë ndonjë gabim, rivënie anësore, goditje këndi apo penallti, nuk janë vendimtare në garë. Disa gabime janë të vërteta, nuk mund ta mohoj, siç ka bërë 1 mijë gabime në pankinë Starova, si i bën një futbollist.

Sot kam folur me Bekim Halilajn, i thashë t’i marrësh një nga një e të shohësh, të gjithë presidentët thonë unë jam më i penalizuari i kampionatit. Sapo të humbi një ndeshje e thotë. Nuk mund ta them se para disa viteve mund ta fitonte Kukësi apo mund ta fitonte Partizani. Nëse e fitonte Partizani, Kukësi do thoshte të njëjtën gjë”.

Gabimet e gjyqtarëve – “Unë nuk e kam parë ndeshjen me Vllazninë. Por presidenti i Kukësit më çoi mesazh sot:, me tha ‘ly nuk na dha një penallti sade’. Nuk dua t’i mbroj, nuk besoj se është nën nivelin e futbollit arbitrimi, por në të njëjtat nivele, apo një më shumë e më pak është një matematikë që nuk përdoret. Gabimet janë edhe pak nga presioni i tepruar. Në gara si Kategoria Superiore e Kategoria e Parë, nuk besoj se ka marrë dikush atë që nuk e meriton”.

Trukimet – “Kemi shumë pak, por kemi, kemi në Kupën e Shqipërisë. Dyshime për trukime rezultatesh janë 4 raste për të cilat komisioni i Etikës ka marrë dosje, i ka analizuar e ka thirrur aktorët dhe i ka denoncuar në Prokurori. Në çdo rast çojmë kallëzim penal në Prokurori. Nëse më pyet mua, mendimi im është që Komisioni i Etikës duhet t’i japim atribute. Ne prova nuk mund të gjejmë. Duhet t’ia japë Asambleja, duhet të japë atribut që me opinion të dënohet, se përndryshe… por me 4 mund të jetë ndër vendet më të mira të Europes. Kjo lufta për pikë… por në Kupë kur përzihen ekipet e Kategorisë të Dytë me të Parën…”./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: