Sport
E bujshme/ Super ylli botëror, kampion bote, i nënshtrohet testit për Coronavirusin

L’Equipe ka bërë të ditur se ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, i është nënshturar një testi për të parë nëse është prekur nga COVID-19, pasi mungoi për dy ditë në stërvitje për shkak të një infeksioni në fyt dhe temperaturës.
Rezultatet e testit duhet të dalin mbrëmjen e sotme ose nesër në mëngjes, por analizat e para sugjerojnë se ato do të jenë negative. Kjo do të thotë se hipoteza e parë e stafit mjekësor të PSG-së, se Mbappe ka një infeksion në fyt, është e saktë.
Në këtë pikë, PSG shpreson ta ketë në dispozicion sulmuesin për ndeshjen e nesërme të Champions League kundër Dortmund-it.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania