Connect with Us

Egbo tregon çelësin e suksesit të Tiranës/ Dua titullin

Sport

Egbo tregon çelësin e suksesit të Tiranës/ Dua titullin

Publikuar

-

Tetë gola dhe dhjetë asiste. Qendërsul muesi i Tiranës, Majkëll Ngo, ka qenë një ndër të lojtarët e rëndësishëm të manovrës sulmuese të bardhebluve, teksa shquhet shumë për pasin e saktë të fundit që jep për shokët e tij, ndërkohë që edhe për golat personalë nuk është deficitar në shifra. Në një intervistë për “Panorama Sport”, pas fitores me Laçin, heroi i trepikëshit tregon sekretin e kësaj Tirane, ndjesinë që përjeton skuadra duke qenë e pamposhtur prej 12 javësh radhazi në Superiore si dhe sekretin për asistet.

“I jap prej eksperiencës. Me atë lloj pasimi që jap unë mes mbrojtësit dhe portierit, çdo sulmues do të garantonte të paktën dhjetë gola në sezon”, shprehet ndër të tjera anglezi, i cili ekskluzivisht për gazetën rrëfen edhe përjetimin për lajmet e fundit në Shqipëri, në lidhje me shfaqjen e Koronavirusit.

Shënuat golin e një fitoreje të rëndësishme për Tiranën…

Ndihem, si të them, në formë pozitive, mjaft të mirë. Jemi duke i marrë ndeshjet një nga një, duke menduar vetëm kundërshtarin e radhës dhe po na rezulton strategji e suksesshme. Tani përpara është ndeshja me Bylisin, në të cilën do të tentojmë që të marrim maksimumin.

Si është për ju dhe ekipin që të jeni të pamposhtur për 12 ndeshje radhazi në kampionat?

Kemi besim maksimal në forcën e vërtetë që ne kemi si lojtarë dhe si grup. E përsëris, kemi krijuar një frymë pozitive dhe do të luftojmë për të marrë maksimumin në çdo ndeshje, deri në fund të sezonit.

Tetë gola të shënuar deri më tani, a është ky maksimumi apo prisni ende më shumë?

Dëshira ime është që të shënoj sa më shumë, për sa kohë që shokët e skuadrës të më pasojnë, siç Doka bëri në ndeshjen e fundit. Gjithashtu, dua që të vazhdoj të ndihmoj ekipin jo vetëm me golat, por edhe me pasimet dhe asistet.

Keni asistuar më shumë sesa keni shënuar. Mos ndoshta kjo tregon se ju vetë si qendërsulmues ofroni më shumë pasime goli sesa në të vërtetë keni marrë ju prej shokëve?

Unë nuk jam egoist në fushë, por as shokët e ekipit nuk janë të tillë. Megjithatë, neve na duhet vetëm që të marrim më shumë përsipër pasime që konsiderohen “të rrezikshme” në 30 metrat e fundit të lojës.

Pse e thoni këtë?

Shikoni, na duhet që të jemi sa më shumë kreativë në metrat e fundit për të finalizuar si duhet çdo aksion që skuadra jonë krijon. Na duhet më shumë kreativitet, pasi edhe për mua si sulmues bëhet e vështirë që të shënoj pasi kam në çdo ndeshje gjithmonë dy mbrojtës që më mbulojnë në çdo moment. E bën çdo skuadër këtë, duke ditur që jam një rrezik konstant për ta.

Keni “asistuar” edhe për mbrojtësit kundërshtarë. Cili është sekreti për autogolat e Idrizajt dhe Vrapit?

Në fakt, ka të bëjë me faktin që të fusësh siç duhet një top në atë pjesë të zonës ku bëhet gjithmonë e rrezikshme për ekipin kundërshtar.

Pra, të çosh topin me forcën e duhur në hapësirën mes mbrojtësit të fundit dhe portierit kundërshtar. Diçka të cilën unë e bëj me vetëdije dhe jo rastësisht, pasi e di që në atë moment, nëse dikush e prek topin në atë pjesë të fushës, përfundon në portë. Është automatikisht gol. Është vetëm eksperiencë…

A vlen si këshillë edhe për shokët tuaj?

Unë nuk jam për të dhënë këshilla. Por ju them që ai lloj pasimi, është si të thuash është ëndrra e çdo sulmuesi. Çdo “numër nëntë” garanton të paktën dhjetë gola çdo sezon me atë lloj pasimi, nëse lojtarët do ta kuptonin atë situatë.

Pse nuk ndodh shpesh te Tirana duke jua servirur juve atë pasim?

Është e vështirë për shumë faktorë. Së pari për çfarë ju thashë më sipër në lidhje me mbulimin që mua më bëhet në çdo ndeshje. Së dyti, varet edhe nga situatat që krijohen brenda zonës kundërshtare. Gjithashtu, bëhet ndonjëherë e vështirë pasi ne në skuadër shpesh luajmë me lojtarë që kanë të preferuar këmbën e kundërt me krahun ku sulmojnë.

Çfarë nënkupton kjo?

Në të majtë luajmë me një lojtar që godet më saktë me këmbën e djathtë dhe në të djathtë luajmë me një anësor që ka të preferuar këmbën e majtë. Prandaj, ata, përpara se të krosojnë, tentojnë që të gjejnë hapësirën për këmbën e tyre të preferuar

Tirana është tani më e fortë në mbrojtje dhe shënon shumë. Çfarë ka ndryshuar Egbo?

Ai vetëm ka sjellë qetësinë, si të thuash paqen dhe unitetin në skuadër. Unë i respektoj Memën dhe Ahmatajn. Mendoj se janë gjithashtu trajnerë të mirë, por Egbo ka bërë një punë akoma më të mirë duke sjellë bashkimin dhe unitetin te Tirana.

Jeni zënë disa herë me Mëmën, por me Egbonë jo. Pse?

Nuk ka ndryshuar asgjë. Po jua përsëris, që në ekip ne tashmë kemi më tepër unitet. Prandaj po fitojmë këtë periudhë. Unë i respektoj edhe Memën edhe Egbonë. Të dy janë trajnerë të mirë. Sigurisht që edhe Mema ka një pjesë të madhe të këtij suksesi që ne po arrijmë tani.

Me kë jetoni në Tiranë?

Vetëm.

Si ju duket qyteti?

Tirana është shumë e bukur. Ka vende vërtet shumë interesante dhe të mira për të kaluar kohë të mirë.

Po jeta e natës?

Është këndshëm. Mirëpo këtë periudhë nuk do të dal shumë. Do të qëndroj më shumë në shtëpi, për shkak edhe të situatës me virusin e shfaqur. Për shkak të lajmeve që po dëgjoj së fundmi, do të mundohem t’i shmang daljet.

Jeta personale?

Jam i fokusuar që të fitoj titullin me Tiranën. Dua të bëj më të mirën që mundem për ekipin që të fitojmë titullin. Kaq mund të them.

Cili është mbrojtësi më i fortë ose mbrojtja më e vështirë me të cilën jeni përballur në Shqipëri?

Doka, Muça, Vangjeli dhe Hoxhallari.

Ju përfundon kontrata në fund të sezonit. A jua ka ofruar Tirana rinovimin dhe a jeni gati që të luani edhe më gjatë në këtë ekip dhe në futbollin shqiptar?

Nuk mendoj aspak për të tilla gjëra tani. Jam vetëm i fokusuar që të fitojmë sa më shumë ndeshje, që do të na mundësojnë fitimin e titullit për tifozët, për presidentin. Më pas do të flasim për rinovimet dhe gjëra të tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Juventin i thekur, por Rama e gjen motivimin te rivalët: Të bëhemi si Milani i Sakit

Publikuar

-

Nga

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta. Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Borussia Dortmund “thyen” karantinën, ekipi kthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë. “Në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE