Connect with Us

“Erion Braçe tifoz i sëmurë”, rrëfehet presidenti Duka: Tirana e humbet titullin nëse …

Sport

“Erion Braçe tifoz i sëmurë”, rrëfehet presidenti Duka: Tirana e humbet titullin nëse …

Publikuar

-

Armand Duka ka prekur tema të ndryshme në emisionin “Pressing” në ABC News. Në fillim një replikë me Erion Braçen, më pas një koment për arbitrat, gjykimin, policinë dhe titullin kampion.

“Nuk m’u duk aq i ashpër, m’u duk një njeri që kundërshtoi veten. Ka edhe një batutë, por Braçe ka bërë zero, asnjë gjë. Nuk ka asnjë lloj kontributi nga karrigia e kryeministrit. Stadiumi është ndërtuar nga fondet tona dhe një kompani private. Ai është një tifoz i sëmurë, një njeri që nuk ka asnjë vlerë sportive. Ka vlerë vetëm me faktin që është tifoz. Nuk mund të humbim kohën tonë me ato që thotë.

Investimet për arbitrat? Janë justifikuar investimet, niveli i gjykimit është i barabartë me nivelin e futbollit në Shqipëri. Mund të merrni kasetat dhe do të shihni dallim të madh me vitet e kaluara. Deri para tre vitesh, asnjë nuk e dinte se si bëhesh arbitër në Shqipëri. Tani ka disa kritere që tregojnë procesin e mirëpërcaktuar për të pasur arbitra dhe arbitrim sa më të mirë.

Mungesa e policisë? Duhet të mësohemi të organizojmë garat vetë. Duhet të vetërregullohemi, nuk mund të vijë policia në çdo garë. Është përgjegjësia e të gjithëve. Sektori i garave duhet të marrë masat për kushtet e arbitrave dhe skuadrës mike. Delegati duhet të jetë korrekt, të kërkojë zbatimin e tyre dhe të raportojë. Nuk duhet t’i kemi policët te ndeshjet e fëmijëve. Ne i bëjmë, organet tona duhet të jenë korrektë dhe të merren masa dhe dënime për të mos ndodhur më parë.

Kampionati? Uroj që ta vazhdojmë kampionatin. Nuk e dimë fiks se kur do përfundojë, shpresoj të mbyllet në kohën e duhur dhe me tifozë. Tirana është 9 pikë para Kukësit, Laçi është i treti, Skënderbeu është ngjitur në vend të katërt. 9 pikë janë shumë, por janë dhe nuk janë shumë.

Një ndeshje direkte e ngushton diferencën, ky kampionat ka treguar që asnjë ndeshje nuk është e sigurt. Patjetër që Tirana është më favorite. Varet si do e menaxhojë situatën. Nëse ka filluar të festojë, mund ta humbasë kampionatin, nëse nuk kanë filluar festën, mund ta fitojnë kampionatin“, deklaron Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Comment

  1. KLOSS

    10 Mars, 2020 at 3:26 pm

    PRESIDENTIT TE SHQUAR TE FSHF-Z.DUKA!!!–DISA GJYQTARE NE FUSHAT E QUAJTURA DISI TE VESHTIRA -KANE –FRIKE–TU JAPIN CKA U TAKON NE REZULTAT –MIQVE–DUKE U MOHUAR GOLA TE RREGULLT DHE 11- METERSHA TE PASTER–DUKE DHENE SI PERFUNDIM -NJE -REZULTAT -FIKTIV -TE TAKIMVE -.RASTI LACI-SKENDERBEU ESHTE SHEMBULL TIKPIK I KETIJ NEGATIVITETI-..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: