Connect with Us

Estradë/ Shoqata e Mjekëve në FSHF, futet në “karantinë”

Sport

Estradë/ Shoqata e Mjekëve në FSHF, futet në “karantinë”

Publikuar

-

Futbolli shqiptar në këto momente po kalon një fazë shumë delikate dhe prej rezultateve sportive, por për shkak të virusit COVID-19 që ka pushtuar edhe vendin tonë, ashtu si një pjesë të madhe të vendeve në botë. Një moment kur në skenë duhet të dalin specialistët e vërtetë, ata të edukuar e diplomuar për çështje të tilla, që të udhëzojnë edhe sportistët në një sport kontakti si futbolli, se si të rrinë larg rreziqeve të këtij virusi që ka sjellë edhe vdekje.

Por në një moment që duhet trajtuar me shumë seriozitet, e vetmja Shoqatë Sportive anëtare e FSHF që ekziston në teori e krijuar pikërisht për këtë punë, ajo e Mjekëve Sportivë, futet në “karantinë” e qep gojën. Shoqata në fjalë ka edhe zyrat brenda ambienteve të FSHF-së dhe për të do të ishte shumë e thjeshtë që të instruktonte këtë të fundit rreth mënyrës së duhur se si duhet të veprojnë futbollistët në një periudhë të tillë me rrezikshmëri të lartë për shëndetin.

Megjithatë, ajo ka heshtur e FSHF është mjaftuar vetëm me dërgimin e një e-maili nëpër klube ku u ka shpjeguar se ndeshjet do të zhvillohen sipas kalendarit por pa tifozë. Përtej kësaj, asgjë më shumë. Asnjë informacion, asnjë udhëzues siç janë shpërndarë në vendet e tjera, asnjë këshillë nga “ekspertët” e fushës që ka grumbulluar nën një Shoqatë që i duhet vetëm për Asamble Zgjedhore.

Asnjë informacion i huazuar qoftë edhe nga Italia, atje ku gjendet mjeku i përfaqësueses kuqezi i cili vetëm një muaj më parë prezantonte në FSHF planin për hapjen e Departamentit të Mjekësisë që “do ta kthente Shqipërinë në lider rajonal”. Të gjithë në “karantinë”. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: