Connect with Us

Gaz Demi flet për “CNA.al”: Olsi Rama nuk është shkarkuar

Sport

Gaz Demi flet për “CNA.al”: Olsi Rama nuk është shkarkuar

Publikuar

-

Partizani po kalon një moment të vështirë, humbjet e fundit në kampionat dhe eliminimi nga Kupa kanë sjellë një situatë problematike në klubin e kuq, pretendohet nga raportimet e shumta të mediave, por edhe komentet vëzhguesve dhe analistëve sportivë.

Sot ka qarkulluar lajmi se presidenti Gaz Demi pasur përplasje me drejtorin sportiv Oli Rama, duke e parë atë si përgjegjës për situatën dhe pritej shkarkimi i tij nga posti.

Gazetarët e CNA.al, patën një lidhje telefonike me presidentin e Partizanit, Gaz Demi. Ky i fundit tha se “ky lajm nuk është i vërtetë dhe se Olsi, vijon të jetë drejtor i demave”. Gaz Demi, deklaroi se këto informacione nuk janë aspak të vërteta, janë thjesht thashetheme dhe gënjeshtra.

“Unë po kthehem nga një inspektim në kompleksin e ri Partizani së bashku me zotin Rama, që vazhdon të jetë në detyrën e tij”, tha Demi. Presidenti i Partizanit përgënjeshtroi çdo thashethem dhe gënjeshtër në media si dhe theksoi se klubi i Partizanit do dalë së shpejti me një komunikatë zyrtare për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: