Connect with Us

Hipoteza e bujshme/ Ja si dështoi në momentet e fundit sfida Juventus-Lion për t’u luajtur në “Air Albania”

Kombëtare

Hipoteza e bujshme/ Ja si dështoi në momentet e fundit sfida Juventus-Lion për t’u luajtur në “Air Albania”

Publikuar

-

Ndërsa UEFA do t’i nënshtrohet vendimit të qeverisë se stadiumet italiane do t’i mbajnë dyert e mbyllura për tifozët e tyre deri në një përmirësim të situatës, “Gazzetta dello Sport”, por jo vetëm, ofruan dje një prapaskenë, lidhur me duelin në Champions, kundër Lionit.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit bardhezi kanë provuar ta spostojnë ndeshjen e kthimit (të parën Juvja e humbi 1-0 në Lion) të së martës së 17 marsit, në program në “Allianz Stadium”, në një prej stadiumeve të Maltës dhe jo më në Torino.
Kërkesa kuptohet se është bërë për të pasur me vete një numër të caktuar ultrasish, të cilët do të ndihmonin Ronaldon me shokë për të provuar përmbysjen e rezultatit të parë në 1/8-at, por përgjigjja ka qenë negative.

Faqja e Federatës Malteze të Futbollit, me anë të një komunikate ka nënvizuar se e ka shtyrë kërkesën e Juventusit për të luajtur me tifozë ndaj Lionit, edhe pse kjo deklaratë nuk ka marrë asnjë reagim nga klubi bardhezi.

Megjithatë nuk është vetëm Malta shteti ku Juventusi ka menduar të luajë ndeshjen e saj. Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë menduar që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e ri shqiptar “Air Albania”, ku do të kishin edhe një numër të madh tifozësh. Por, situata alarmante e Koronavirus që ka përfshirë vendin tonë, e bën të pamundur që kjo ndeshje të zhvillohet në “Air Albania”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: