Connect with Us

Keq e më keq për Partizanin, humbet lojtarin kryesor për sfidën ndaj Skënderbeut

Sport

Keq e më keq për Partizanin, humbet lojtarin kryesor për sfidën ndaj Skënderbeut

Publikuar

-

Partizani po përjeton periudhën më të errët të sezonit dhe një fitore e ndeshjes së radhës do të ishte një mundësi për t’u ringritur. Të kuqtë dështuan të merrnin një fitore edhe ndaj Vllaznisë ndeshjen e djeshme, me shkodranët që arritën të triumfonin falë një penalltie të shndërruar në gol nga Gilman Lika.

Përveç kësaj humbje që dhemb, pasi e afron me vendin e tetë, Partizani ka pësuar një tjetër goditje në ndeshjen e mbrëmshme. Uilliam Kordeiro njihet si një lojtar që lufton deri në limitet e faullit dhe kjo e bën të ndëshkohet më shumë se pjesa tjetër e skuadrës. Edhe sfida e djeshme u ngjyros me të verdhë për brazilianin.

Në minutën e 50 Kordeiro u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë nga gjyqtari Kreshnik Cjapi. Një ndëshkim që dhemb shumë për të, pasi ky ishte katërti, që do të thotë se do të duhet të mungojë në ndeshjen e radhës. Kryeqytetasit luajnë kundër Skënderbeut javën e ardhshme, me korçarët, që bashkë me Tiranën janë skuadra më në formë e momentit dhe këtë e treguan edhe ditën e djeshme kur ndalën Kukësin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: