Connect with Us

Kryegolashënues i Skënderbeut, Dejvi Bregu kërcënon Partizanin

Sport

Kryegolashënues i Skënderbeut, Dejvi Bregu kërcënon Partizanin

Publikuar

-

Dejvi Bregu i hapi dje rrugën e fitores Skënderbeut, duke shënuar golin e nëntë në këtë kampionat. Fantazisti ka shansin të thyejë rekordin personal, pasi edhe me Luftëtarin në Superiore nuk ka shënuar më tepër se 9 gola. Në intervistën enkas për “Panorama Sport” pas ndeshjes së djeshme, vlonjati anashkaloi merkaton, ndërsa beson se skuadra korçare do të vazhdojë me fitore edhe në sfidën me Partizanin.

 

Dejvi, shënuat një supergol dhe në të njëjtën kohë shpërdoruat jo pak…

Natyrisht, pasi futbolli i ka këto. Shënova dhe humba raste, por në fund rëndësi ka që bëmë një ndeshje të mirë si skuadër dhe arritëm të fitonim. Mendoj se ky trepikësh ishte shumë i rëndësishëm për ne.

Pas rezultatit 2-0 menduat se përfundoi gjithçka apo nuk e prisnit të shënonit dy gola aq shpejt?

Jo, sinqerisht nuk menduam se përfundoi gjithçka. Në pjesën e parë kemi zotëruar lojën në masën 80%, por ai gol që pësuam mendoj se ishte thjesht një episod, që gjithsesi ndodh në momente kur ndoshta neglizhon. Gjithsesi, rëndësi ka që ne fituam dhe tashmë shkojmë të lumtur në shtëpitë tona.

Ishte një ndeshje që u luajt pa tifozë pas përhapjes së Koronavirusit. Ju erdhi keq?

Nëse kjo ndeshje do të kishte spektatorë, atëherë do të flisnim për një tjetër ritëm dhe energji nga të gjithë në fushën e lojës. Meqë më jepet rasti, këtë fitore ua dedikoj tifozëve që munguan sot. Mbi të gjitha është shëndeti për njerëzit, prandaj dhe u morky vendim, pasi nuk ishte në dorën tonë. Jeta vazhdon dhe duhet të shikojmë përpara.

Me këtë ritëm që ka Skënderbeu, a mund të jetë i kapshëm një vend në zonën UEFA, paçka se klubi është i dënuar?

Patjetër që ky është një objektiv, sepse i kemi mundësitë. Gjithsesi, në këtë vit 2020 synimi ynë primar ka qenë ndeshja e radhës dhe marrja e maksimumit. Këtë e kanë treguar lojërat dhe rezultatet që kemi marrë.

Të shtunën luani ndaj Partizanit, që nuk po kalon një moment të mirë…

Çdo kundërshtar vlen tri pikë për ne. Besoj se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe do ta mbajmë ritmin, duke marrë sërish tri pikë. Unë besoj shumë, sepse i kemi të gjitha cilësitë në skuadër. Kemi një frymë grupi dhe staf teknik shumë të mirë. Çdo gjë po funksionon OK.

Po shënoni rregullisht, 9 gola deri më tani. Duket sikur po thyeni një rekord personal, në një kohë që prisni të transferoheni jashtë vendit…

Nëse shënoj rregullisht dhe fiton Skënderbeu, atëherë gjithçka është në rregull. Unë fitoj njëkohësisht me golat që bëj. Nuk kam çfarë të them për merkaton, në një kohë që unë vazhdoj të ndihmoj ekipin. Kjo do të thotë se jam këtu ende.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: