Connect with Us

Plas grushti/ Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, 3 lojtarë shoqërohen në polici

Sport

Plas grushti/ Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, 3 lojtarë shoqërohen në polici

Publikuar

-

Labëria dhe Valbona, dy skuadra preten dente për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë, kanë zhvilluar dje një ndeshje të bukur, ku vlonjatët fituan 3-1. Çdo gjë ishte normale gjatë 90 minutave të ndeshjes, por e shëmtuara ka ardhur pas saj.

Pas mbylljes së ndeshjes ka plasur një sherr masiv mes futbollistëve të Labërisë dhe tifozëve të Valbonës. Katër persona janë shoqëruar në polici nga punonjësit e komisariatit numër 5, që mbulon ambientet e Qendrës Kombëtare Sportive të Kamzës.

SHERRI – Pasi u mbyll ndeshja, kur lojtarët po u afroheshin dhomave të zhveshjes, disa tifozë të Valbonës kanë shkuar drejt tyre. Portieri i Valbonës, Daniel Çelkolaj, ka ofenduar lojtarët vlonjatë, ndërkohë që edhe një nga tifozët e ekipit tropojan është hedhur në fushë e ka goditur me grusht një nga lojtarët e Labërisë.

Këtu nis sherri. Tre lojtarë vlonjatë, Alfredo Sinaj, Albion Zeqiri dhe Françesko Lamaj, janë përfshirë në një sherr me grushte me disa tifozë të Valbonës, njëri prej tyre i moshuar dhe që është dëmtuar në sy. Më pas, tre lojtarët, të ndihmuar dhe nga forcat e sigurisë, janë futur në dhomat e zhveshjes. Po këto forca sigurie kanë mbyllur dyert, duke mos lejuar ndërlikimin e situatës më tej. Lojtarët e Valbonës kërkonin të hynin në dhomat e tyre të zhveshjes, por forcat e sigurisë nuk i kanë lejuar, duke lënë brenda ambienteve vetëm futbollistët e Labërisë.

Më pas, delegati i ndeshjes tjetër, Kinostudio-Shkëndija Tiranë, Agim Mone, duke qenë pranë kësaj situate, ka njoftuar Policinë e Rendit që është paraqitur pas 10 minutash. Policët kanë thënë se nuk ishin lajmëruar për ndeshjen që të linin një patrullë të gatshme gjatë zhvillimit të saj. Deri në ato momente situata u mbajt nën kontroll nga forcat e sigurisë së ndeshjes.

Jashtë godinës, tifozët dhe lojtarët e Valbonës kërkonin të merreshin nga policia tre lojtarët e Labërisë që ishin, sipas tyre, shkaktarët e dhunës. Policia ka shoqëruar në komisariat tre lojtarët në fjalë, Sinajn, Zeqirin dhe Lamajn, si dhe tifozin tropojan që u dëmtua nga grushtet e lojtarëve të Labërisë. Më pas, policët kanë shoqëruar ekipin e Labërisë me mjetin e tyre deri te Kthesa e Kamzës, ndërsa lojtarët e Valbonës janë futur në dhomat e zhveshjes e më pas janë larguar edhe ata.

NDESHJA – Ka qenë një ndeshje e bukur, ku të dyja skuadrat këmbëngulën për fitore. Në disa aksione sulmuese të Valbonës dallohen Ardit Marku, Arnold Tara e Elidon Neziraj, por kundërpërgjigjja e vlonjatëve është e menjëhershme. Në të 20-ën, Halim Begaj futet brenda zonës dhe një mbrojtës shkakton 11-metrësh. Kapiteni Çaushaj e kthen në gol. Në fundin e pjesës së parë, Alfredo Sinaj, nga më të mirët në radhët e ekipit vlonjat, shënon edhe golin e dytë. Në fraksionin e dytë Valbona kërkon të reagojë dhe hidhet në sulm.

I sapofuturi Rukaj e shfrytëzon këtë moment dhe arrin të shënojë edhe golin e tretë për Labërinë. Ka polemika për pozicionin e tij, por loja rinis nga qendra për tropojanët. Këta të fundit janë kërkues dhe arrijnë që në minutën e 84-t të fitojnë një penallti, që Andi Likaj e kthen në gol, duke ngushtuar diferencën në 3-1. Gjithçka vijon normalisht deri në vërshëllimën e fundit të shkodranit Bekris Dragusha./Panorama sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: