Connect with Us

Rike Roçi e izoluar në zonën e kuqe/ Bukuroshja teshtin në emision, ja si reagon Manushi

Sport

Rike Roçi e izoluar në zonën e kuqe/ Bukuroshja teshtin në emision, ja si reagon Manushi

Publikuar

-

Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano. Ajo është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur zonë e kuqe.

Në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, Rikja tregoi se mund të dalin nga shtëpia vetëm në kushte emergjence dhe se çdo hyrje apo dalje nga provinca është e kontrolluar nga policia.

“Jetoj në një provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim nga vendi për shkak të rrezikut të virusit. Mund të dalim vetëm për raste emergjence dhe çdo gjë duhet të jetë e certifikuar. Çdo komunë është kontrolluar nga policia për hyrjet dhe daljet,”- tha ajo.

Por ndërkohë në emision, Rikja u kollit gjatë kohës që flet dhe moderatori Edi Manushi i thotë: Ç’është kjo kollë. Merr termometrin

Ndërsa ajo iu përgjigj: “Jo, jo nuk jam e prekur”

“Bëjmë shaka, ku të gjen gjë ty,”- shtoi ai.

Rike Roçi tha se banorëve iu është kërkuar të mos përhapin panik dhe se deri tani të vdekur janë vetëm mosha e tretë.

“Na kanë thënë të mos përhapim panik sepse po bëhet vetëm për të shmangur përhapjen e virusit sepse spitalet këtu nuk përballojnë shumë të infektuar sidomos në terapinë intesive por na kanë thënë edhe se kush ka gjetur vdekjen janë të moshës së tretë dhe nuk ka asnjë rast që të ketë humbur jetën nga koronavirusi por kanë pasur patologji të tjera,”- tha ajo.

Më pas rrëfeu si po e kalon kohën brenda në shtëpi.

“Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me familjarët më shumë. nuk shikojmë dot as eventet sportive.

Na kanë thënë do zgjasë deri më 3 prill pastaj shpresojmë që të mbarojë sepse nuk mund të dalim as nga provinca,”– shtoi Rike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: