Sport
Coronavirusi i la jashtë stadiumit, tifozët e PSG-së bëjnë këtë çmenduri

PSG dhe Borussia Dortmund do të përplasen mbrëmjen e sotme për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League. Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë për shkak të Coronavirusit, por kjo gjë nuk i ka ndalur ultrasit francezë.
Në kuadër të ndeshjes, ata janë mbledhur në afërsi të stadiumit duke kënduar dhe kërcyer si të mos kishte ndodhur asgjë. Vërtet çmenduri pasi qoftë edhe njëri prej tyre të jetë i prekur nga virusi i tmerrshëm, mund t’ia transmetojë të tjerëve.
Të njëjtën gjë bënë edhe tifozët e Valencias një natë më parë, të cilët u grumbulluan pranë “Mestalla” për të pritur autobusin e ekipit të tyre. Në Francë numri i të prekurve është gati 1800, ndërsa të vdekur janë 33.
Another closed doors game in UCL because of coronavirus – yet large crowds are still gathering in the city center.
PSG Ultras going wild in Paris a couple hours ahead of kick-off. pic.twitter.com/vKp21qTosT
— Stu Holden (@stuholden) March 11, 2020