Connect with Us

Disilpina merr vendimet për javën që lamë pas, dënime të ashpra për futbollistët

Sport

Disilpina merr vendimet për javën që lamë pas, dënime të ashpra për futbollistët

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vetëm para pak minutash vendimet e marra për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Atje shihet që mungojnë masat e marra për klubet e Superiores, por në nivelet më të ulëta të futbollit shqiptar dhe tek të rinjtë.

Atje shohim edhe disa dënime shembullore sin ë rastin e lojtarit të Klosit, Kristian Meshaj që dënohet me tetë ndeshje pezull për shkak të sjelljeve jo sportive. Gjithashtu Flogert Doma, shoku i skuadrës është dënuar me 6 ndeshje pezull, po aq ssa edhe lojtari i Elbasanit U-19, Imer Hoxha. /Sport Ekspres/

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS gjoba të aplikohet në masën 50%.
2. Lojtari i KF Klosi, Kristian Meshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Klosi, Flogert Doma, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. FK Elbasani U-19, për dështim përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neneve 63 dhe 64 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
5. Lojtari i FK Elbasani U-19, Imer Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. KS Vlora U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/h) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/3) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
7. Lojtari KS Vlora U-17, Igli Lamaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari KS Vlora U-17, Astrit Hodaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Lojtari KS Vlora U-17, Dijon Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari FK Kukësit U-19, Jonuz Kraja për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik
11. Lojtari KF Burreli U-19, Rigers Hastoci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Artan Jazxhi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Rigers Dushku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
14. Pranim e kërkesës së KF Butrinti U-19. Në bazë të Nenit 30/3 të KDS, KF Oriku U-19 humbet ndeshjen kundër KF Butrinti U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE