Seria A
E rëndë/ Futbollisti i Juves preket nga Coronavirusi

Coronavirus po tmerron gjithnjë e më shumë Botën, teksa numërohen plot 121 shtete të prekura nga Virusi i tmerrshëm.
Pas Kinës, që është edhe vendi nga doli virusi, Italia është shteti më i prekur, me mbi 12 mijë raste dhe mbi 800 vdekje. Një lajm mjaft i rëndë është konfirmuar mbrëmjen e sotme, teksa klubi i Juventusit në një komunikatë urgjente ka njoftuar se Daniele Rugani është me Coronavirus.
Klubi bardhezi ka shkruar në komunikatë se Rugani ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe tashmë është i izoluar në karantinë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania