Sport
Frikë nga Kosova, ish-lojtari i Interit bën thirrje publike për …

Ish-lojtari i Inter, njëkohëshisht kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev bën thirrje publike që ndeshja me Kosovën të shtyhet. Dy skuadrat do të ndeshen në 26 mars në Shkup, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja është tepër e rëndësishme për kualifikimin, teksa ekipit fitues do të ketë një shans më shumë për një biletë ne EURO 2020.
Takimi është vendosur të luhet pa tifozë, teksa burime zyrtare pranë federatës maqedono-veriore bëjnë me dije se do t’i kërkohet EUFA-s që ndeshja të shtyhet. Të njëjtën gjë kërkon edhe Goran Pandev, teksa në rrjetet sociale ka kërkuar një gjë të tillë.
“Kualifikimi i Maqedonisë në evropian është më shumë se sa një titull i fituar. Ne jetojmë për ta pasur një fotografi të stadiumit të mbushur me tifozët verdhëekuq, të cilët na japin fuqi dhe motiv, për të plotësuar atë që kemi humbur prej 20 vitesh. Na jepni një shans për një spektakël të vërtetë, na jepni një shans të brohorasim me tifozët tanë dhe të shkojmë tutje në evropian. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne gjithmonë lutemi për të. Por, na jep mundësinë për të përmbushur atë që ne e ëndërrojmë që në fëmijëri. Për hir të të gjithëve shtyni ndeshjen”, shkruan Pandev në rrjetet sociale. Pandev tanimë luan me Genoan në Serinë A. teksa në të shkuarën ka veshur fanellën e Inter.