Connect with Us

Gjimshiti i jashtëzakonshëm, ja si e vlerësojnë mediat pas fitores me Valencian

Sport

Gjimshiti i jashtëzakonshëm, ja si e vlerësojnë mediat pas fitores me Valencian

Publikuar

-

Nëse Xhanpiero Gasperini sheh të gjithë futbollin italian që i përulet përpara këmbëve, falë mrekullisë që ka realizuar me Atalantën, ai e di mirë se mund të kishte bërë një gabim të madh në dy vitet e fundit, teksa i kishte lënë dorë të lirë klubit që edhe t’ia shiste Berat Gjimshitin.

Pasi qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare jo vetëm që po ekzaltohet dhe është një lider absolut i kësaj Atalante, por mbi të gjitha ka fituar bastin personal me trajnerin e tij, pasi edhe natën e djeshme, media italiane e ka mbuluar me elozhe, duke parë notat.

“TUTTOMERCATOWEB”

Gjimshiti 6.5 – “Mban shumë lart ritmin dhe kërkon të avancojë sa më shumë dhe sa më shpesh drejt zonës rivale, duke bërë presing deri te qendërmbrojtësit e Valencias. Nuk gabon praktikisht asgjë, përveç faktit kur mban në pozicion të rregullt Gameiron, në rastin e golit të barazimit momental 1-1. Pas kësaj amnezie do kishte merituar edhe notën 7”.

“SPORTMEDIASET”

GJIMSHITI 7 – “Një mbrojtës pak i reklamuar, por efikas dhe fantastik. Ndoshta ai nuk dallohet kur është në fushë, por sigurisht që kur nuk është, pesha e mungesës së tij ndihet si oksigjeni për Atalantën. I vëmendshëm gjithmonë dhe kudo. Gati për të mbyllur me saktësi çdo rrezik të bergamaskëve”.

Dedikimi pas sfidës – Bergamo, ashtu si i gjithë Veriu i Italisë, po përjeton një moment shumë të vështirë si rrjedhojë e vatrës së Koronavirusit, por lojtarët e Atalantës, me liderin Iliçiç në krye, por edhe me Gjimshitin e gjithë të tjerët, kanë dashur që të bëjnë një dedikim për të gjithë tifozët zikaltër dhe popullin bergamask, me anë të një fanelle të bardhë, në të cilën ishte shkruar: “Bergamo, kjo ishte për ty. Mos u dorëzo”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: