Sport
Liverpool-Atl. M, PSG-Dortmund/ Formacionet zyrtare

Liverpool do të presë Atletico Madrid në “Anfield Road” në orën 21:00, në ndeshjen e kthimit të UEFA Champions League, faza e 1/8-ave.
Në kuadër të ndeshjes, dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku bie në sy që të dy trajnerët kanë futur në lojë të gjithë “armatimet”! Klopp nga njëri krah aktivizon Henderson, ndërsa Simeone Joao Felix-Diego Costa.
Themi që luajnë “all-in” sepse Henderson mbi të gjithë vjen nga një dëmtim dhe vetëm ditën e djeshme ka zhvilluar stërvitjen e parë me grupin pas dëmtimit. Nga ana tjetër, Joao Felix dhe Diego Costa duket se janë rikthyer në 100% të formës dhe Simeone i ka besuar nga minuta e parë.
PSG pret Dortmund-in në shtëpi për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave.
Francezët do të kërkojnë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar në ndeshjen e luajtur në Gjermani, ndërsa verdhezinjtë do të kërkojnë të mbrojnë avantazh për të siguruar një vend në çerekfinale.
Lajmi i mirë për vendasit është se Mbappe do të jetë në dispozicion të Tuchel, por do ta nisë sfidën nga stoli, ashtu si Mauro Icardi.
Ndërkohë, Favre do t’i besojë nga minuta e parë fenomenit Haaland, autori i dy golave në ndeshjen e parë.
Formacionet zyrtare:
PSG: Navas; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Bernat; Di Maria, Gueye,Paredes, Neymar,Cavani, Sarabia.
Dortmund: Burki; Zagadou, Hakimi, Guerreiro, Hummles, Piszczek; Witsel, Emre Can; Sancho, Hazard, Haaland.