Sport
Ngo nuk do t’ia dijë për Covid-19, shikoni çfarë bën sulmuesi i Tiranës

Kategoria Superiore do vijojë t’i zhvillojë sfidat me dyer të mbyllura për spektatorët. Ky ishte vendimi i marrë dje nga Komiteti i Emergjencave, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, si shkak i virusit Covid-19, në Shqipëri rezultojnë 10 persona të prekur, çka ka detyruar Qeverinë që të marrë masa edhe në fushën e sportit.
Një nga këto është edhe vetëizolimi dhe mosdalja nga banesa në raste të panevojshme. Kjo këshillë duket se nuk është marrë parasysh nga sulmuesi anglez i Tiranës.
Micheal Ngoo ka publikuar foto nga restorantet luksoze të Tiranës dhe pse rreziku i të qëndruarit në vende të mbyllura publike rrit mundësinë e infektimit. Duket se shtatëlartit nuk ka frikë, duke anashkaluar udhëzimet e autoriteteve.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania