Connect with Us

PSG thyen tersin, përmbys Dortmundin dhe shkon në çerekfinale

Sport

PSG thyen tersin, përmbys Dortmundin dhe shkon në çerekfinale

Publikuar

-

Champions League është objektivi i madh i PSG-së dhe ëndrra vazhdon. Skuadra e Thomas Tuchel mposhti 2-0 Dortmund në një stadium pa tifozë dhe u kualifikua në çerekfinale. Trajneri gjerman e kishte përgatitur me kujdes sfidën ndaj ish-skuadrës së tij dhe përmbysja ndodhi (Gjermanët fituan 2-1 ndeshje e parë).

Neymar zhbllokoi ndeshjen pas 28 minutave lojë. Mbrojtja mike harroi brazilianin në zonë dhe ky i fundit shënoi pas krosit të Di Maria nga këndorja. PSG nuk u ndal dhe dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Spanjollët Sarabia dhe Bernat kombinuan mirë me njëri-tjetrin dhe ish-lojtari i Bayern Munchen dërgoi topin në rrjetë. Verdhezinjtë e Dortmundit tentuan të reagonin në pjesën e dytë, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në fund pati një përplasje mes Neymar dhe Emre Can. Mesfushori gjerman nuk u përmbajt dhe miqtë e mbyllën sfidën me një lojtar më pak.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: