Connect with Us

Sitiatë kaotike, ja çfarë do të ndodhë me Kombëtaren shqiptare

Kombëtare

Sitiatë kaotike, ja çfarë do të ndodhë me Kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Kombëtarja e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje miqësore më San Marinon dhe Slloveninë në datat 27 dhe 30 mars. Ndeshjet ishin planifikuar të luheshin në Itali, por ky version tashmë është i pamundur sepse Italia është e gjitha e izoluar për shkak të përhapjes në masë të Covid-19, që ka shkaktuar qindra viktima.

Prej kësaj kombëtarja jonë dhe ata të San Marinos e Sllovenisë po mendojnë t’i luajnë këto dy teste në vende të tjerë. Një nga versionet ishte zhvillimi i këtyre sfidave në “Air Albania”, por pas ardhjes së koronavirusit në vendin tonë edhe kjo mundësi është anuluar. Ndeshja me San Marinon është e sigurt tashmë që nuk do të zhvillohet, ndërsa ajo me Slloveninë mund të luhej në stadiumin e tyre kombëtar, por mund të themi se edhe kjo ide është shumë e vështirë të materializohet.

Shkak është mbyllja e kufijve. Qeveria sllovene, ashtu si edhe vendi ynë ka urdhëruar që të izolohet çdo kontakt me Italinë dhe që nga sot dy shtetet nuk do të kenë linja ajrore, tokësore, apo detare. Një pjesë e madhe e kombëtares sonë, përfshirë edhe stafin teknik janë në Itali dhe tashmë e kanë të pamundur të vijnë në Shqipëri apo të udhëtojnë drejt Sllovenisë, çka do të thotë se është e pamundur të luhet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: