Connect with Us

Situatë e rëndë në Itali, Strakosha: Mos bëni shaka dhe thoni që ne s’na kap, ja si mund t’ia dalim

Kombëtare

Situatë e rëndë në Itali, Strakosha: Mos bëni shaka dhe thoni që ne s’na kap, ja si mund t’ia dalim

Publikuar

-

Një situatë e rëndë është krijuar në gjithë botën me përhapjen në masë të Koronavirusit. Sa i përket Europës, Italia është vendi më i prekur dhe po shkaktohen më shumë viktima. Sa i përket ardhjes në Shqipëri, tani janë konfirmuar 15 raste në vendin tonë, ku fatkeqësisht ka pasur edhe një person që ka ndërruar jetë.

Por kalimi i Koronavirusit në Shqipëri do të vononte disi, në një kohë që kishte përfshirë të gjitha vendet fqinje me ne si Italia dhe Greqia. Kjo i la vend edhe disa histori të shqiptarëve, që nisën të mendonin për një imunitet ndryshe dhe më të fortë të trupit. E gjitha kjo rezultoi e gabuar, ndërsa në një intervistë për “Top Channel”, këshilla jep edhe Thomas Strakosha nga Italia.

“Janë ditë të vështira sepse është diçka e re kjo që po përjetojmë. U duk larg nga Kina por erdhi shpejt. Ne si klub kemi marrë masat të qëndrojmë në shtëpi të paktën një javë na dorëzuan një program për stërvitje individuale. Na është komunikuar që vetëm për gjërat serioze mund të dalim nga shtëpia ne supermarket ose farmaci. Gjëja e parë është shëndeti i njerëzve futbolli kalon në plan të dytë. Nuk na intereson kjo tani por familjet tona.

Gjëja e parë është të respektojnë masat e qeverisë në Shqipëri sepse kjo ndihmon në përmirësimin e situatës. Nuk mundet të shohim lajmet dhe të themi me shaka që ne nuk na kap e ta lëmë pas dore. Nuk duhet të kemi panik sepse ashtu do gabonim por duke marrë seriozisht masat e qeverisë do ja dalim”, tha Strakosha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: