Connect with Us

Skënderbeu mendon për të ardhmen, nis bashkëpunimin me klubin e njohur

Sport

Skënderbeu mendon për të ardhmen, nis bashkëpunimin me klubin e njohur

Publikuar

-

Skënderbeu ka hedhur një hap të ri sa u takon talenteve shqiptare që luajnë në Luginën e Preshëvës. Për këtë gjë, presidenti i korçarëve Ardjan Takaj është takuar me drejtuesit e KF Lugina, ku kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim në të ardhmen, raporton newsport.al.

Momentalisht klubi nga Lugina e Preshevës është duke zhvilluar stërvitje në Shqipëri, teksa palët kanë rënë dakord që çdo talent i zonës shqiptare në Serbi të provohet te Skënderbeu. Veç aspektit sportiv, ky bashkëpunim mund të shihet edhe si çështje patriotike, me korçarët që kërkojnë të bëjnë të vetët talentet shqiptar. Lugina është një nga ekipet e njohura, teksa në përbërje kanë shumë lojtarë me të ardhme.

Kryetari i klubit nga Presheva, Nagip Jakupi dhe përfaqësuesi Bekim Ymeri kanë zhvilluar një takim me presidentin Takaj, ku biseduan dhe u dakordësuan për një bashkëpunim të ndërsjelltë. Talentet e Luginës do të jenë në provë të Skënderbeu, teksa shihet si një mundësi e frytshme për të rinjtë e asaj zone me shqiptarë që gjithmonë ka prodhuar talente në futoll. Pas marrëveshjes, në fund presidentit Takaj i është dhuruar një fanellë me numrin 10 nga klubi preshevas./ newsport.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: