Sport
Të burgosurit ftojnë Ronaldinhon në kampionatin e burgut, por vetëm me një kusht

Ronaldinho do të vazhdojë të qëndrojë në burg (Paraguaji) në një kohë të pacaktuar, teksa të burgosurit, që organizojnë edhe një kampionat brenda ambjenteve të rrethuara, janë duke menduar ta marrin për të luajtur.
Braziliani është dakord me këtë propozim, por këtu ka nisur edhe “sherri” se për cilën skuadër do të luajë në burg. Në fakt, kapitenët po e bindin një nga një, por do të ketë edhe një kusht: Ronaldinho e ka të ndaluar të shënojë!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania