Connect with Us

VIDEO/ Shikoni supergolin dhe gafën e javës së 26-të të Superligës

Sport

VIDEO/ Shikoni supergolin dhe gafën e javës së 26-të të Superligës

Publikuar

-

Dejvi Bregu “shpiku” një tjetër perlë këtë javë, duke u konfirmuar si lojtari më në formë i kampionatit. Pasi shpërdoroi një rast vetëm për vetëm me Xhikën në fillimin e ndeshjes ndaj Kukësit, pak minuta më pas bëri një goditje fantastike nga jashtë zone.

E djathta e vlonjatit të Skënderbeut shkoi në trekëndësh, duke u bërë e pakapshme nga portieri i Kukësit. Një supergol, që i hapi rrugën fitores 2-1. Gol mjaft të bukur shënoi edhe Shaqir Haruni për Flamurtarin në Durrës.

GABIMI I JAVËS:

Laçi po luante mjaft mirë taktikisht ndaj Tiranës në “Air Albania”, por një gafë e portierit Dimitri Stazhilla në minutën e 73-të shkatërroi gjithçka.

Pas një krosimi të Dokës në zonë, çuditërisht moldavi i Laçit del për të kapur “sferën”, në një kohë që sulmuesi Ngo kishte afër dy kundërshtarë. Dalja e gabuar e portierit u kushtoi shtrenjtë kurbinasve, pasi sulmuesi i Tiranës shënoi pas goditjes me kokë. Gabime nga portierët u bënë edhe në ndeshjen Luftëtari-Bylisi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: