Connect with Us

Zbardhet debati te Partizani: Olsi Rama: Lojtarë mediokër

Sport

Zbardhet debati te Partizani: Olsi Rama: Lojtarë mediokër

Publikuar

-

Skuadra kampione është jashtë garës për titull me 15 pikë më pak sesa Tirana kryesuese. Situatë aspak pozitive në sezonin pasi ekipi u shpall kampion, që ka irrituar tej mase tifozët. Këta të fundit kanë shfrytëzuar një foto të drejtorit Olsi Rama me presidentin Demi, të cilët kanë vizituar punimet në ambientet e stadiumit të ri të Partizanit, për të shfryrë me kritika të shumta. Ka prej tyre që kritikojnë me finesë, të tjerë që pyesin për stadiumin, por edhe nga ata që shkojnë deri në ofendime për drejtorin, trajnerin apo lojtarët aktual. Zoti Rama, teksa jep lajme rreth stadiumit dhe përfundimit të tij, përgjigjet edhe për kapacitetin e vogël, për humbjen me rezultat të thellë në derbi, situatën me arbitrat si dhe zgjedhjen e trajnerëve.

Olsi Rama: Puna Vazhdon. Foto nga vizita e sotme (dje) në shtëpinë e re të Partizanit e cila ecën me hapa të shpejtë përpara. Së shpejti ndeshje këtu me publikun tonë të zjarrtë (PMTP-Slogani “Për jetë me ty Partizan).

Boldor D.: (Duartroket)

L.L: Olsi Rama kemi besim te ti. Uroj që vitin tjetër të jetë kapitull i ri.

E.D: Kush e mban përgjegjësinë për dështimin e këtij sezoni zoti Rama?

Olsi Rama: Fitojmë dhe humbasim të gjithë bashkë. Se jemi një skuadër nga unë i pari e deri tek i fundit fare në kontribute. Bashkë me ju tifozët.

A.K: Ky është titulli më i madh. Edhe ëndrra më e madhe e tifozëve.

E.S: Çfarë faji ka Partizani me atë që po bëjnë gjyqtarët?

Olsi Rama: Partizani nuk ka faj, ashtu si nuk ka asnjë ekip që dëmtohet nga gjykimet e dobëta, por asnjëherë nuk duhet të jetë arbitrimi justifikim për humbjet kur ato nuk meritohen në fushë. Ne duhet të ngrihemi më të fortë që t’i mundim të gjithë bashkë me arbitrat.

L7: Deri në 2023 mbaron stadiumi…

Olsi Rama: Këtë vit hajde ta inaugurojmë të gjithë bashkë.

D.H: Olsi Ik! Olsi Rama: Hajde në stadium.

U.G.K: Çfarë e duam stadiumin, kur nuk kemi ekip. Olsi Rama do të ndërtojë ekip më të mirë se ky…

Olsi Rama: Kur ta ndërtosh dhe ta ngjisësh në Superiore, do shikojmë se kush do të jetë më i miri.

U.G.K: Ti nuk e ke çuar vetë në Superiore. Ti po e shkatërron o mik.

H.E: (Shenjë force dhe dy zemra të kuqe)

P.N: Olsi Rama, vetëm bëj merkato dhe do e shohësh stadiumin si do të jetë. Keni shumë talente në Superiore, Kallakun, Bregun, Kobina. Solomon dhe Braun largoji mos u jepni lekët kot.

F.K: Partizani, mbështetjen tonë do ta ketë gjithmonë… Për postime në “Facebook”, “Instagram” të parët ju pamë. Mësojini lojtarët të luftojnë në fushë si ne në tribunë… Nuk po ecim me hap kampioni. Ky është teatër që të bëni thirrje hajde në stadium Olsi Rama. A OK, nuk kam çfarë të them nëse juve ju pëlqen të aktroni… P.M.T.P.

Olsi Rama: Asnjë aktrim. Ekipi ka gjithmonë nevojë për mbështetjen e tifozëve, biles edhe më shumë kur është në vështirësi.

F.K: Drejtues, trajnerë, lojtarë ikin e vijnë… Në momente të vështira ia kemi dalë vetë. Partizani është emër krenarie, nuk mund të luajnë lojtarë pa zemër për këtë ekip. Olsi Rama, fanella është më e rëndë se loja e tyre. Ekipi ka momente të vështira, por jo të turpërohet nga ekipe të vendeve të fundit. Sinqerisht më vjen për të qarë… Nga kampion absolut, në mbijetesë Superlige. Ju lutem bëni kthesën sa nuk është vonë. Ata nuk mund të marrin kampionatin tonë Olsi Rama.

E.K: Olsi Rama sill presor Skënder Gegën.

M.B: Bën mirë ta largosh atë Sormanin dhe vetë po pate mundësi se shkatërruat ekipin. Ishte 2 pikë larg dhe e çuat 15.

Olsi Rama: Duhet durim se punët e mira duan kohë.

M.B: Shpresojmë!

R.B: Me sa kilogramë të bardhë e ndërrove Braunin në Xhamajkë? S’kemi dëgjuar ndonjë herë kampion me sulmues në kategorinë e dytë në Xhamajkë…

Olsi Rama: Kujdes kur formulon pyetjet dhe herë tjetër, informohu më mirë.

A.J: 15 pikë larg, akoma nuk vutë mend me këta italianët? Duhet me qenë injorant të heqësh një trajner që të nxjerr kampion pas 26 vitesh. Zoti Rama, kush mban përgjegjësi për këta g… (u referohet njerëzve me ngjyrë) që ngatërrohen me këmbët e tyre para portës? Të paguash lojtarë me nga 9 mijë dollarë në muaj dhe të jesh në vend të 7, turp për ty o Olsi Rama. Nuk e di çfarë pret më që nuk jep dorëheqjen? Ti me Lerdën e shkatërrove Partizanin tonë or Olsi!

Olsi Rama: Kur nuk di asgjë dhe i ke faktet kryekëput gabim, mos bëj opinionistin se nuk je në studio televizive këtu. Plus mëso të shkruash dhe të shprehesh.

K.D: A nuk ndien pak përgjegjësi që shkatërrove një ekip kampion dhe i zëvendësove me diletantë? Edhe Korça doli kampion disa vite rresht, por asnjëherë nuk shkatërroi ekip. Menaxhim për të ardhur keq!

P.N: Sormani, Solomon, Idrizaj, Braun largojini. Nuk janë për këtë ekip Olsi Rama!

Olsi Rama: Mbështet ekipin në këto momente. Mos bëj tymuesin.

P.K: Të kam kritikuar vetëm për një gjë, si nuk ju vjen turp që e lëshuat ndeshjen ndaj Tiranës në atë mënyrë? Pres më shumë mobilizim zoti Rama se jemi për faqe të zezë. Skuadra sillet si amatore në fushë.

Olsi Rama: Kush tha që nuk na vjen turp për humbjen dhe për rezultatin, por jo për mënyrën si erdhi ajo humbje ama?! Për ndeshjen me Tiranën mobilizimi ka qenë maksimal dhe kjo u pa në fushë. Ndeshja u vendos nga episodet dhe e pa e gjithë bota.

V.M: Në rregull, por stadiumi duhet të ishte me kapacitet shumë më të madh për një skuadër si Partizani. Gjithsesi duartrokitje!

Olsi Rama: Kur të ketë nevojë për më shumë, atëherë do ta shtojmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: