Connect with Us

Bledar Devolli largohet nga Tirana, futbollistët në protestë

Sport

Bledar Devolli largohet nga Tirana, futbollistët në protestë

Publikuar

-

Ikja e Bledar Devollit nga ekipi i Tiranës duket se ka ngatërruar punë tek akademia bardheblu për disa orë. Skuadra dje ka tentuar që të rebelohet dhe të mos stërvitet, duke u dhënë një ultimatum drejtuesve që nëse nuk kthehet trajneri i tyre, nuk dalin në stërvitje me trajner tjetër.

Madje, lojtarët janë paraqitur në stërvitje pa çanta dhe uniforma në shenjë proteste për largimin e Devollit. Ama ndërhyrja e Devi Mukës, drejtorit të akademisë, ka qenë vendimtare. Ky i fundit, sado liberal që është, nuk e ka lënë situatën që t’i dalë jashtë kontrollit.

Ai menjëherë ka paralajmëruar lojtarët që të kthehen në stërvitje, sepse do ta kenë keq. Më saktë, drejtori u ka dhënë dy orë kohë që të shkojnë të marrin uniformat, sepse në të kundërt do të përjashtoheshin nga klubi. Në këto kushte, lojtarët janë tërhequr dhe janë kthyer në stërvitje.

19- vjeçarët do t’i drejtojë Migen Memelli, ndërsa vendin e këtij të fundit te 17-vjeçarët do ta marrë Fation Muhameti. E njëjta skemë është përsëritur kohë më parë kur u largua Sokol Bulku dhe lojtarët protestuan, sepse nuk pranonin Marko Diarmatin si trajner të 19-vjeçarëve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë po me 19-vjeçarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: