Connect with Us

Europa League/ Baseli i Xhakës siguron kualifikimin, United “manita” në Austri

Sport

Europa League/ Baseli i Xhakës siguron kualifikimin, United “manita” në Austri

Publikuar

-

Janë mbyllur tre sfida e para të UEFA Europa League, që startuan në orën 18:55. Manchester United ka triumfuar thellë 0-5 në fushën e LASK Linz dhe me këtë fitore në Austri, “Djajtë e Kuq” janë me një këmbë në raundin tjetër.

Të pestë golat për djemtë e Solskjaer, u shënuan nga lojtarë të ndryshëm. Ighalo, James, Mata, Greenwood dhe Pereira ishin në listën e golashënuesve në këtë takim.

Në Gjermani, kishte një rezultat surprizë, pasi Basel triumfoi pastër 0-3 përballë Eintracht Frankfurt. Taulant Xhaka luajti titullar, ndërsa golat u shënuan nga Campo, Bua dhe Frei.

Ndërsa Basaksehir bëri detyrën në Turqi, duke fituar sfidën e parë përballë Copenhagen. Ekipi turk triumfoi 1-0 falë golit të Visca dy minuta para fundit, ndërsa kualifikimi do të vendoset në Danimarkë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: