Connect with Us

Frika nga epidemia, mjeku i Partizanit: Ja si po e menaxhojmë Koronavirusin

Sport

Frika nga epidemia, mjeku i Partizanit: Ja si po e menaxhojmë Koronavirusin

Publikuar

-

Epidemia e Koronavirusit prej ditësh i ka shtrirë rrënjët edhe në Shqipëri, ku zyrtarisht dje është shënuar edhe viktima e parë, një grua e moshuar në Durrës. Me vendim të qeverisë shumë aktivitete janë pezulluar në vendin tonë, ndërsa aktivitetet futbollistike janë vendosur që të luhen në këtë fundjavë, por me stadiume të mbyllura. Duke ditur se ka aktivitet në fundjavë, skuadrat e futbollit janë të detyruara që t’i nënshtrohen procesit stërvitor edhe në një situatë jo normale, ku frika për jetën dhe stresi rëndon më shumë se ecuria dhe rezultatet e skuadrës.

Në këto kushte, futbollistët dhe stafet e klubit janë të detyruar që të vijojnë procesin normal ditor, por me masa dhe profilaksi të shtuar. Një nga rregullat mbrojtëse për parandaluar infektimin nga Koronavirusi është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës mes personave. Se si mund të zbatohet ky rregull për futbollistët, është e pakonceptueshme, pasi vetë loja në vetvete është kontakt, markim, luftë sportive dhe “fair play” para dhe pas ndeshjes. Gjithsesi, të kuqtë po mundohen që ta menaxhojnë sa më mirë këtë situatë dhe peshën më të madhe po e mban stafi mjekësor, i cili thuajse gjatë 24 orëve të ditës është nën kontakt me pjesëtarët e skuadrës, duke u dhënë këshilla, por edhe duke marrë parasysh shqetësimet që mund të kenë.
Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, në një prononcim për “Panorama Sport” tregon masat që ka marrë klubi si dhe punën që po kryen personeli mjekësor i skuadrës për të menaxhuar situatën aktuale. “Skuadra po stërvitet normalisht dhe fatmirësisht në këtë periudhë nuk kemi probleme shëndetësore, qoftë edhe virale. Po bëjmë ç’është e mundur për të ndërgjegjësuar sportistët e këdo tjetër që ka lidhje me klubin për marrjen e masave profilaktike për parandalimin e Koronavirusit.

Klubi nga ana tjetër ka bërë të gjitha përpjekjet dhe punën për pajisjen e të gjithë pjesëtarëve me mjetet mbrojtëse. Ashtu si në të gjithë popullatën, stresi ekziston, pasi të gjithë janë në radhë të parë qytetarë dhe shumica prindër. Ndaj mbi shëndetin nuk ka asgjë më të rëndësishme.

Unë dhe stafi mjekësor i klubit jemi në kontakt të përditshëm me grupin në stërvitje, dhe pastaj gjatë gjithë orëve në vazhdim jemi në kontakt “online” për çdo shqetësim të shfaqur. Shpresojmë dhe besojmë se nuk do të kemi probleme. Me Zotin përpara dhe me vetëkujdesin mund ta mposhtim këtë situatë”, u shpreh mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, për “Panorama Sport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: