Sport
Futbollistin e Skënderbeut e ndalon policia/ “Njëherë që më kapin, përfundova në lajme”

Masat e marra për mos përhapjen e Covid-19 në Shqipëri ka lidhje edhe me kufizimin e lëvizjeve, teksa Eni Imami është ndalur në kryeqytet për këtë rast. Ish-futbollisti i Tiranës ka postuar një video në rrjetet sociale, duke theksuar se kryeqyteti është në kohë lufte.
Futbollisti aktual i Skënderbeut ka përfunduar edhe në edicionet e lajmve, teksa është ndalur me automjetin e tij për t’u pyetur nga forcat e rendit. Coronavirusi ka mbërritur tanimë në Shqipëri dhe masat e marra kanë kufizuar lëvizjen e mjeteve private. “Kjo qenka perlë, ku më gjetën. Njëherë që më kap policia, përfundova në lajme”, shkruan mëngjarashi Imami.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania