Connect with Us

Kumbulla dhe Rrahmani në karantinë, ja çfarë shkruan klubi italian

Sport

Kumbulla dhe Rrahmani në karantinë, ja çfarë shkruan klubi italian

Publikuar

-

Klubi i Veronës vendosi që të merrte menjëherë masa sot pasi u mësua se Manolo Gabiadini, pjesëtar i Sampdorias me të cilën ishin ndeshur së fundmi, kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirus. Ashtu si të tjerët, edhe Marash Kumbulla e Amir Rrahmani i janë nënshtruar urdhëresës së autoriteteve shëndetësore në një situatë tejet të vështirë që po kalon Italia.

Vetë klubi bëri të ditur se deri kur parashikohej të zgjaste karantina e detyruar e futbollistëve të cilët ishin izoluar menjëherë në shtëpitë e tyte.

“Hellas Verona bën të ditur se ka ndërprerë çdo aktivitet të programuar dhe kontekstualisht u aktivizua në pasditen e 12 marsit për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme. Së pari, vetizolimin në shtëpi të skuadrës, stafit dhe drejtuesve të pranishëm në Xhenova deri më datë 22 mars, nën vëzhgim siç kërkohen nga autoritetet shëndetësore dhe në bazë të ligjeve në fuqi”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: