Sport
Ndërprerja e Superiores për shkak të Coronavirus/ Lajm i mirë për Kukësin, Bylisin, Laçin dhe Vllazninë

Gara është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do të luhet apo jo futboll zyrtar në javën e ardhshme, ndërprerja e kampionatit, është pritur mirë nga disa ekipe dhe nga disa të tjera që i kishin në kulmin e formës jo. Por, kjo ndërprerje u shërben katër nga skuadrave të Superiores…
Kukësi ka vuajtur mungesën e Vasil Shkurtajt apo dhe Emiljano Mustës që do të mungonin edhe sikur të luhej nesër. Shkurtaj e Musta janë nga më të mirët në formacionin e skuadrës së Shehit, pa harruar edhe rikuperimin e plotë të Besar Musollit, lider në mesfushën kuksiane.
Te Bylisit rikthehen në formën e tyre më të mirë, Bicaj, Goxha e Ndreca, tre titullarë edhe këta mjaft të spikatur në pjesën e parë të garës.
E njëjta gjë edhe me Vllazninë, ku Hristov shpresohet që të rikuperohet duke qenë se ëhstë një nga afrimet më të goditura sipas drejtuesve kuqeblu .
Pa harruar edhe Laçin, ku Teko e Nuabueze rikuperohen 100% dhe janë gati për pjesën e mbetur të garës.