Connect with Us

Olsi Rama thumba FSHF-së/ Ta nxjerrin fituesin nga playstation

Sport

Olsi Rama thumba FSHF-së/ Ta nxjerrin fituesin nga playstation

Publikuar

-

Federata shqiptare njoftoi ditën e sotme ndalimin e kampionatit duke parë gjendjen në Shqipëri nga coronavirusi. Pas udhërit të qeverisë për ndalimin e makinave, FSHF-ja ishte pothuajse e detyruar që të pezullonte të gjitha aktivitet në vendin tonë. Pas mbledhjes u vendos që kampionati të ndalet edhe zyrtarisht.

Partizani ka zbritur paraditen e sotme normalisht në stërvitje duke parë që lajmi për ndalimin e Superligës nuk ishte bërë ende zyrtare. Lojtarët kanë zbritur në fushë me maska doreza mbrojtëse. Në një prononcim për “Top-Channel”, ka folur dhe drejtori i klubit Olsi Rama i cili tregoi edhe këshillat e marra nga FSHF-ja ku një prej tyre ishte edhe evitimi i kontakteve fizike.

“Na u dorëzua një listë nga federate me këshilla normale që duhet ti ndjek çdo njeri jo vetëm futbollistët, megjithatë pati diçka që krijoi hilaritet tek të gjithë kur iu komunikua. Nuk duhej të kishin kontakt fizik dhe unë nuk e di si mund të bëhet kjo, nëse do luajmë futboll le të luajmë, nëse duhet të mbyllim kampionatin le ta luajmë në playstation dhe të nxjerrim kampionin nga distanca”, shprehet Olsi Rama.

Vendimi për ndalimin e kampionatit? “Mendoj që asnjë masë nuk është e tepërt, dhe futbollistët për vetë natyrën e punës që duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm, janë edhe më të rënduar gjithashtu nga ana psikologjike”, shton ai më tej.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: