Sport
Po ngroh stolin/ Alen Sherri do të largohet nga Vllaznia, ja ku pritet të transferohet

Alen Sherri, pak vite më parë u zbulua si talent në Shkodër, e madje shihej si e ardhme e sigurt e portës kuqeblu. Ka pesë sezone që luan titullar në skuadrën e Vllaznisë, ndërsa këtë sezon do ta mbaj mend gjatë, pasi drejtuesit, në disa ndeshje madje nuk ë përfshinë as në stol për shkak të golit që pësoi me Tiranën në ndeshjen e luajtur në shtëpi, ku shkodranët u mundën në “Loro Boriçi” 0-1 në fundin e sfidës.
Më pas Tedi Laço luajti dy ndeshje, ndërsa më pas është afruar maqedonasi Efremov. Ky i fundit madje ka qenë titullarë në javët e fundit dhe duket se e ka siguruar formacionin bazë.
Por, Alen Sherri që në verë pati disa oferta, e madje është kërkuar nga disa ekipe të elitës, mes tyre edhe Tirana e Bylisi apo dhe Teuta, duket se këtë verë mund të largohet përfundimisht nga Vllaznia.
Ish-portieri i Shpresave nuk e duron dot këtë trajtim që po i bëhet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që karrierën ta vijojë edhe jashtë vendit, duke qenë se eksperienca nuk i mungon duke qenë se është vetëm 22 vjeç.