Connect with Us

Strakosha për Koronavirusin: Të respektojmë masat, mos themi nuk na kap ne se kemi talent

Sport

Strakosha për Koronavirusin: Të respektojmë masat, mos themi nuk na kap ne se kemi talent

Publikuar

-

Tomas Strakosha është mbyllur në shtëpi ashtu si gjithë pjesa tjetër e italianëve, duke respektuar masat e marra ndaj Koronavirusit. Portieri i Lacios, në një prononcim për Top Channel sqaron se klubi iu ka dhënë një javë leje, ndërsa bën apel që masat e ndërmarra në Shqipëri të respektohen nga njerëzit. Gardiani thekson se virusi dukej larg kur ishte në Kinë, por erdhi shpejt e tashmë duhet të ruhemi, ndërsa kërkon nga shqiptarët të respektojnë masat e të mos thonë se ne nuk na kap se kemi talent.

“Janë ditë të vështira sepse është diçka e re. U duk larg kur ishte në Kinë, por erdhi shumë shpejt. Ne si klub kemi marrë masa të rrimë të gjithë në shtëpi, të paktën për një javë na kanë dhënë një program të vazhdojmë stërvitjen në shtëpi. Na është komunikuar që nga shtëpia mund të dalim vetëm, për gjërat serioze, në supermarket apo farmaci”.

Sa do ndikojë ndërprerja e kampionatit për Lacion? “Gjëja e parë është që njerëzit të jenë mirë me shëndet dhe futbolli vjen më pas. Tani i rëndësishëm është shëndeti. Na intereson të jenë mirë familjet tona dhe të gjithë njerëzit”.

Mesazh për shqiptarët? Gjëja e parë është të respektojnë masat që do japë qeveria. Çdo njeri mund ta ndihmojë situatën, jo vetëm duke parë lajmet dhe duke thënë se nuk do na kapë neve se kemi talent.

Kur qeveria thotë diçka duhet ta respektojmë sepse ashtu mund t’ia dalim. Nuk duhet të kemi panik, sepse me panik vetëm gabon. Të respektojmë masat dhe të jemi të lumtur me familjet në shtëpi”, u shpreh Strakosha./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: