Connect with Us

Çmendet Bylisi, projekton miqësore me Apoloninë të shtunën

Sport

Çmendet Bylisi, projekton miqësore me Apoloninë të shtunën

Publikuar

-

Bylisi ishte duke kryer stërvitjen në momentin që në klub ka mbërritur lajmërimi nga FSHF për pezullimin pa afat të kampionatit.

E megjithatë, seanca ka vazhduar e do të vazhdojë deri në fundjavë. Trajneri Dovedan dhe skuadra do ta respektojnë programin, e madje kanë menduar që të luajnë edhe një ndeshje miqësore të shtunën me Apoloninë e Fierit, të paktën deri tani ky test është në plan nga akordi që kanë gjetur dy klubet dhe stafet respektive.

Trajneri Veljko Dovedan, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, flet për ndërprerjen e garës. “E morëm vesh në stërvitje që pezullohet kampionati. Kemi qenë në kushte grumbullimi e tërë skuadra gjithë javës e natyrisht duke respektuar prej dy ditëve të fundit edhe masat e forta për higjienën.

Presidenca na ka krijuar kushte, sepse dihet që disa lojtarë janë të grumbulluar në hotel, disa kanë shtëpi në Ballsh dhe në Fier që u janë siguruar nga klubi. Normalisht që ne ishim përgatitur që të luhej, por kur bëhet fjalë për një virus, ne do ta zbatojmë rregulloren e federatës dhe organizmave të tjerë”, tha Dovedan.

SKUADRA – Dovedan, i pyetur edhe për ecurinë e Bylisit deri tani, ka dhënë mendimin e tij. “Na ka munguar fati. Skuadra ka pasur raste, madje e kanë parë të gjithë që ka shpërdoruar edhe penallti dhe kjo vjen nga mungesa e fitoreve që është kthyer në ngërç javë pas jave.

Lojtarët aty janë, impenjimi në stërvitje vijon të jetë si më parë, kështu që më besoni, nëse marrim një fitore në ndeshjen e radhës, do të shohim atë Bylisin e pjesës së parë të sezonit. Pastaj mos harroni, u dëmtua Ymeralilaj në pjesën e parë, u dëmtuan Peposhi e Ndreca apo dhe Bivaj e Goxhaj. Me kontingjentin që ne kemi, e kemi shumë të vështirë që të improvizojmë dhe skuadra të jetë e njëjtë.

Por, tashmë që grupi është i plotë, besoj se edhe kjo ndërprerje na shërben, sepse do të jemi me skuadër më të plotë e për më tepër që edhe tifozët do t’i kemi. Ne kemi dy ndeshje në shtëpi, me Tiranën e Teutën. Imagjinoni t’i luajmë pa tifozë, është me të vërtetë ndikuese te skuadra jonë”, tha Dovedan

PROGRAMI – Trajneri është pyetur se çfarë do të bëjë skuadra duke qenë se tashmë gara është pezulluar. “Po ne kemi siguruar një miqësore në Fier. Do të jetë një test që na vlen, sepse tashmë kampionati është në kulmin e vet dhe lojtarët e kanë të domosdoshme që të luajnë.

Kemi menduar me Apoloninë, duke qenë se jemi afër. Skuadra do të vazhdojë programin deri ditën e shtunë. Pastaj, për sa i përket vijimit, duke parë se çfarë do të ndodhë, do të bëjmë edhe ne si të gjithë”, tha trajneri i Bylisit, Dovedan./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: