Connect with Us

Shtyrja e kampionatit, ja ç’do ndodhë me Superligën shqiptare

Sport

Shtyrja e kampionatit, ja ç’do ndodhë me Superligën shqiptare

Publikuar

-

Në situatën e pazakontë që ka përfshirë futbollin dhe sportin në tërësi në të gjithë botën, nuk mund të bëjë përjashtim edhe Shqipëria. Vendimi i djeshëm për pezullimin e të gjitha ndeshjeve të kampionatit natyrisht i ka bërë të gjithë të pyesin:

Po tani çfarë do të ndodhë? Shpresa e madhe është që gjithçka të mbarojë sa më shpejt dhe të rikthehemi në normalitetin e jetës. Por në rastin e një pandemie globale është e vështirë të përcaktosh axhenda e të bësh plane për të ardhmen, aq më tepër kur ke të bësh me aktivitete publike, siç është sporti. Në një situatë të tillë ngrihen disa pyetje thelbësore sa i përket kampionatit të futbollit: Çfarë do të ndodhë? Kur do të rifillojë? Cilat janë zgjidhjet alternative dhe çfarë masash duhen marrë nëse kohëzgjatja e kësaj “karantine” kombëtare del disi jashtë parashikimeve?

Duke iu referuar debatit dhe sugjerimeve që janë hedhur së fundmi në Itali (vendi europian me emergjencën më të madhe prej Koronavirusit), gazeta po sjell disa variante apo skenarë për mënyrën se si mund të veprohet me kampionatin dhe Kupën në të ardhmen. Natyrisht, janë vetëm hipoteza dhe gjithkush mund t’i diskutojë. Të shtojë një zgjidhje tjetër apo edhe të refuzojë në mënyrë kategorike këto variante në të ardhmen.

1) Gjithë kjo situatë merr fund brenda një kohe të shkurtër që nuk zgjat më shumë se dy javë dhe më pas kompensohen ndeshjet e mbetura, duke spostuar përfundimin e sezonit. Pra, duke u luajtur edhe në qershor. Kjo shihet si zgjidhja më e mundshme dhe më korrekte për të gjithë pjesëmarrësit në garën futbollistike në të gjitha kategoritë.

2) Një variant është që të përdoret sistemi “play off” dhe “play out” për titullin dhe për rënien nga kategoria. E thënë ndryshe, një minikampionat brenda sezonit, por me ndeshje të reduktuara: 5 skuadrat e para luajnë mes tyre për të vendosur titullin, ndërsa pesë të fundit për mbijetesën. Natyrisht, ky variant do të kontestohej fuqishëm nga shumë klube, dhe me të drejtë. I vetmi përfitim do të ishte që do të ringjallte interes dhe do të ndihmonte klubet sadopak financiarisht, sepse do të tërhiqte shumë vëmendje.

3) Varianti tjetër, një ndarje tjetër: tri të parat të luanin “play off” për titullin, tre të tjerat për Europën dhe dy për të shmangur vendin e tetë. Në këtë mënyrë do të shmangeshin nga gara dy skuadrat e Flamurtarit dhe Luftëtarit që e kanë prerë praktikisht biletën për në Kategorinë e Parë. Edhe kjo do të ngjallte debat të ashpër, sepse secili klub ka të drejtën ta kontestojë sipas këndvështrimit dhe interesave të tij.

4) Lënien në fuqi të kësaj renditjeje nëse koha nuk premton më dhe ndarjen e vendeve duke u bazuar te klasifikimi aktual. Me këtë llogari, Tirana kampione, Kukësi dhe Laçi në Europë, Luftëtari dhe Flamurtari të rëna nga kategoria dhe Vllaznia në “play off”. Vendi i katërt që të çon në Europë të vendoset vetëm pasi të jenë zhvilluar ndeshjet e Kupës dhe të shpallet fituesi i saj. Shumë e diskutueshme edhe kjo, sepse u heq mundësinë klubeve të tjera të garojnë deri në fund, pa u dhënë mundësinë që të luajnë të gjitha shanset.

5) Bëhet nul i gjithë sezoni dhe rinis gjithçka nga e para. Do të ishte vendimi më ekstrem dhe në rrethanat më të vështira. Ka shumë pak gjasa të ndodhë, madje edhe shumë prej varianteve të mësipërme, sepse shpresat janë që kjo periudhë “karantine” të mos zgjasë shumë./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: