Connect with Us

Ylli i Tiranës nën “ethet” e Koronavirusit: Vetëm së bashku mund ta mposhtim

Sport

Ylli i Tiranës nën “ethet” e Koronavirusit: Vetëm së bashku mund ta mposhtim

Publikuar

-

Është një nga lojtarët më në formë të Tiranës, është futbollisti që duket se ka vënë në punë “makinerinë” e rëndë bardheblu. Agustin Torasa, mesfushori shtatshkurtër i 24-herë kampionëve të Shqipërisë flet për situatën e krijuar në vend. Në një intervistë të dhënë enkas për newsport.al tregon se si e priti lajmin që virusi “Covid 19” kishte mbërritur në kufinjtë tanë.

Nuk i druhet aspak, përkundrazi bën apel që të zbatohen me përpikmëri gjitha udhëzimet e mjekëve shqiptarë. Ka vetëm një shqetësim: Nëse kampionati do të vijojë të luhet, s’mund të ndodhë pa praninë e tifozëve. E kënaq fakti se Tirana e ka vetë në dorë titullin kampion. Ndërsa në fund ka një mesazh për shokët e tij futbollistë si dhe gjithë shqiptarët.

– Tashmë Shqipëria është prekur nga Coronavirusi. Si reaguat kur morët vesh lajmin për herë të parë?
E vërteta është se unë nuk u çudita aq shumë nga lajmet, duke marrë parasysh situatën në Itali. Mijëra njerëz vijnë në Shqipëri nga Italia çdo ditë, ishte e qartë se rastet e të infektuarve do të fillonin edhe këtu. Çfarë është e rëndësishme, të merren masat e nevojshme për të mbrojtur më të dobëtit.

– A keni frikë?
Jo, nuk kam frikë fare. S’jam një person i rrezikuar. Por, e rëndësishme është të respektojmë higjienën, izolimin dhe gjëra të tjera që janë pjesë e protokollit për të mbrojtur më të dobëtit, ashtu siç e përmenda edhe pak më parë.

– Keni qëndruar vetëm në shtëpi apo dhe keni dalë?
Kam qëndruar në shtëpi. Dal vetëm nëse kam nevojë për të blerë diçka ose për fizioterapi. Jam përpjekur të qëndroj sa më shumë në shtëpi.

– Nëse kjo situatë do të zgjasë shumë, a keni menduar se çfarë do të bëni?
Nuk duhet të ndikojë te ne. S’besoj se jemi kaq të pafat. Jemi përgatitur shumë. Ky pushim mendoj se do të jetë i mirë për gjithë skuadrat, por edhe për ne.

Sinqerisht nuk e kam menduar këtë. Personalisht besoj se virusi nuk do të zhduket në një afat të shkurtër. Ndaj, mendoj se këto masa nuk do të zgjasin shumë gjatë. Pak nga pak jeta e të gjithëve do të nisë të normalizohet.

– Po, por futbolli rrezikon të mos ketë tifozë në shkallët e stadiumit. Sa do iu penalizojë kjo gjë?
Kjo mendoj se është më e keqja, të luash futboll pa tifozë nuk ka kuptim. Futbolli pa tifozë nuk ka emocione, kështu që shpresoj që kjo do të normalizohet sa më shpejt, për shëndetin e njerëzve dhe për të mirën e këtij sporti të bukur. Tifozët janë gjëja më e bukur e futbollit.

– A beson se TIRANA do të fitojë titullin kampion? Kukësi dhe Partizani tashmë duken shumë larg…
Ne tashmë varemi vetëm nga vetja jonë. Nëse vazhdojmë në të njëjtën rrugë, me përulje dhe sakrificë, e mbi të gjitha me “këmbë në tokë”, kemi shumë shanse për titullin kampion. Por, mos të harrojmë se kemi përpara edhe shumë sfida deri në ndeshjen e fundit. Pjesa më e vështirë dhe më e bukura njëkohësisht do të jetë faza e fundit. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një, duke dhënë maksimumin si deri më tani. Atëherë do të shohim kush është kampioni.

– Një mesazh për gjithë shqiptarët dhe kolegët e tu futbollistë?
Të përpiqemi të respektojmë masat e sigurisë dhe higjienës të dhëna nga profesionistët e shëndetit. Vetëm në këtë mënyrë kjo situatë do të përfundojë sa më shpejt. Të gjithë ne kemi në dorë për të vazhduar jetën në mënyrë normale, por vetëm duke zbatuar me përpikmëri udhëzimet e qeverisë. Nëse e bëjmë të gjithë bashkë, do të jetë më e lehtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: