Sport
Brazilianët e Flamurtarit në hall të madh, shikoni çfarë iu ndodh

Brazilianët e Flamurtarit mbeten në Vlorë. Duke qenë se biletat drejt Brazilit është e shtrenjtë dhe për më tepër në këtë moment ka një kaos sa i përket udhëtimeve prej përhapjes së koronavirusit, lojtarët nga vendi i Sambës nuk kanë udhëtuar ende drejt vendlindjes.
Mesfushorët Lukas Ramos, Karlos Henrike Ramos dhe Indio Oliverira, janë ende në Vlorë. Nuk dihet ende nëse ata do të ikin apo jo, por gjithçka varet me rrjedhën që do të marrë kampionati në vijim.
“Panorama Sport” meson se klubi u ka thënë lojtarëve brazilinë që të mos dalin nga shtëpitë dhe të bëjnë kujdes. Ndërkaq, drejtuesit kanë bërë dezinfektimin e stadiumit dhe ambienteve të klubit gjatë ditës së premte.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania