Kombëtare
E bujshme/ Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli

Mario Giuffredi vazhdon të flasë për të ardhmen e Elseid Hysaj.
Menaxheri i futbollistit të kombëtares shqiptare në një intervistë për Radio Punto Nuovo, ka vlerësuar Hysajn, por në të njëjtën kohë ka bërë të ditur se është e pamundur që shkodrani të qëndrojë te klubi i kaltër edhe sezonin e ardhshëm.
”Hysaj është një futbollist që për 3 vite ka qenë një nga më të mirët në Serie A dhe gjithashtu gjatë kësaj periudhe në kampionat dhe në Kupë që është aktivizuar nga Gattuso. Ka treguar se zotëron një nivel shumë të lartë. Por është e pamundur që ai të qëndrojë te Napoli. Ka ardhur moment që Elseid të ndryshojë ambient edhe pse Napoli ka qenë gjithmonë një prioritet për ne”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania