Sport
Shmanget tragjedia/ Gjendet mjet shpërthyes në stadiumin e klubit shqiptar

Një mjet shpërthyes është gjetur në stadiumin e Feronikelit ” Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Një person që ishte duke punuar në stadiumin në Drenas kishte parë mjetin shpërthyes dhe ka lajmëruar Policinë e Kosovës.
Menjëherë në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe FSK të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit dhe ka nisur menjëherë punën për zgjedhjen e ngjarjes, e cila mund të përfundonte në tragjedi katastrofike, në rast se mjet shpërthente në rast të zhvillimi të ndonjë ndeshje me tifozë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania