Kombëtare
Armando Broja rekordmen, sulmuesi kuqezi hyn në historinë e Çelsit

Armando Broja është një nga talentet më të mëdha të vendit tonë dhe të Çelsit padyshim. Sulmuesi ka treguar aftësi shumë të mira dhe së fundmi në ndeshjen me Everton u bë lojtari i parë shqiptar që luan në një ndeshje zyrtare me Çelsin.
Gjithsesi, ai nuk regjistroi një rekord vetëm për vendin tonë, por ishte aktor i një rekordi për skuadrën e Çelsit. Me futjen e tij në lojë, duke zëvendësuar Zhiru në minutat e fundit të ndeshjes, Broja u bë lojtari i 750 në histori që luan për ekipin e Çelsit.
Në listën e debutuesve jubilarë janë edhe emra si Zuma dhe Bosingua, që kanë lënë gjurmë të thella te Çelsi dhe shpresojmë që edhe Broja të ketë fatin e tyre. Sulmuesi është edhe pjesë e kombëtareve të të rinjve të Shqipërisë dhe së shpejti do të ketë mundësinë të debutojë në ekipin e parë.